Këshilla & Arsye

February 9, 2018 | 14:27

Përdorimi i cigares elektronike, dëmton fëmijët

Dobia dhe efektiviteti i cigareve elektronike është një temë e cila diskutohet gjerësisht, por një gjë është e sigurt, për ata që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi, cigarja elektronike mund të përbëjë rrezik.

Këtë e konfirmon një studim i kryer nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Milano.

Numri i incidenteve në rritje

Sipas të dhënave, numri i incidenteve si pasojë e cigareve elektronike është në rritje. Studimi u krye për 3 vite dhe u vu re se vitin e parë numri i incidenteve ka qenë 41, ndërsa në vitin e fundit 172.

Pse cigaret elektronike janë të rrezikshme?

Sipas ekspertëve, fëmijët që merren me rimbushjet e cigareve elektronike mund të helmohen nga substancat që ajo përmban. Në shumë raste shfaqet acarimi i fytit dhe dhimbje e syve. Më rrallë janë vërejtur edhe çrregullime të stomakut.

Si të shmangni rreziqet

Të rriturit duhet t’i mbajnë cigaret elektronike dhe sidomos rimbushjet e tyre larg fëmijëve, në vende të paarritshme për ta. Fëmijët, të nxitur nga ndjenja e kuriozitetit tërhiqen nga këto pajisje për t’i eksploruar, gjë që mund të përfundojë në kapërcimin e mbushjeve të tyre duke shkaktuar më pas çrregullime. Studimi zbuloi gjithashtu që fëmijët i ngatërrojnë mbushjet e cigareve elektronike edhe me barna.

Një tjetër rrezik

Një tjetër rrezik nga prania e cigareve elektronike në shtëpi është se ato inkurajojnë dhe bëjnë kurioz fëmijët të provojnë cigare të vërteta.

Burimi / www.pernenat.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com