Marrëdhënie

September 12, 2020 | 8:10

6 mitet e dashurisë që njerëzit ende i besojnë…

Është shumë e vështirë që të heqësh dorë nga të besuarit në mite. Shpesh, ne besojmë në gjëra që nuk janë as të bazuara në prova të forta. Dashuria nuk ndryshon nga fushat e tjera të jetës dhe disa nga stereotipet e zakonshme për dashurinë mund të dëmtojnë seriozisht marrëdhënien tuaj. Por, nëse jeni në dijeni për to, do të bëni më pak gabime dhe nuk do të mërziteni në të ardhmen.

Ekzistojnë  6 stereotipe kryesore në lidhje me dashurinë.

  1. Personat e kundërt tërhiqen më shumë me njëri-tjetrin.

Sa herë mund ta keni dëgjuar këtë frazë? Pavarësisht se sa e përhapur apo e njohur mund të jetë, ajo është e gabuar! Në përgjithësi, njerëzit që janë në një marrëdhënie afatgjatë, kanë më shumë të përbashkëta sesa dallime në fillim të rrugëtimit të tyre. Që në takimin e parë, ata kërkojnë të gjejnë tek personi tjetër tipare, të cilat i kanë edhe vetë. Këto tipare sinjalizojnë se çifti mund të ketë harmoni në marrëdhënie. Përveç kësaj, është zbuluar se çiftet me personalitet dhe vlera të ngjashme bëhen prindër më të mirë se çiftet me prirje të ndryshme.

  1. Unë mund ta ndryshoj atë.

Nëse ende besoni se mund ta ndryshoni partnerin tuaj, harrojeni! Sigurisht, një marrëdhënie mund të ndikojë në zakonet e një personi, por ka disa gjëra thelbësore që ju thjesht nuk mund t’i ndryshoni, pavarësisht se sa shumë përpiqeni. Nëse ëndërroni një partner që ju mbështet dhe ju kupton, do të ishte më mirë të krijonit marrëdhënie me një individ, i cili ndan të njëjtat pikëpamje me ju.

  1. Bashkëjetesa para martesës është një mënyrë e mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin.

Për të marrë një vendim të rëndësishëm, duhet ta njihni mirë një person. Sidoqoftë, të jetosh nën një çati me të, nuk është mënyra më e mirë. Edhe pse një çift mund të fillojë bashkëjetesën, kjo nuk do të thotë se ata janë gati për t’u martuar. Por, prindërit fillojnë t’i pyesin se kur do të martohen, sepse “ç’kuptim ka tashmë të prisni, përderisa jetoni së bashku?” Kjo mund të ndikojë që çifti të shkojë drejt martesës duke u bazuar tek njerëzit e tjerë dhe jo tek faktorët që mund t’i çojnë drejt një vendimi të tillë. Në të ardhmen, ata mund të divorcohen ose të ndihen të pakënaqur me vendimin e parakohshëm që morën.

  1. Shpirti juaj binjak është i paracaktuar.

Shumë njerëz ëndërrojnë të gjejnë një partner që përputhet me ta në mënyrë perfekte. E vërteta është se ne bëhemi shpirti binjak i dikujt si rezultat i të qenit i lumtur dhe si rezultat i harmonisë në martesë. Për më tepër, ndër miliarda njerëz që jetojnë në planet, duhet të ketë patjetër më shumë se sa një individ që mund të bëhet gjysma juaj më e mirë. Vetëm dashuria e gjatë dhe respekti i ndërsjellë, mund t’ju bindin se pranë vetes keni shpirtin binjak, pavarësisht pengesave të tjera.

  1. Dashuria ka një datë skadence.

Njerëzit të cilët mendojnë kështu, e kanë shumë gabim. Një studim nga universiteti “Stony Brook” në Nju Jork, zbuloi se ndjenjat tek çiftet e reja janë po aq të forta sa ato në një marrëdhënie që ka zgjatur 10 deri në 29 vjet. Në të dy rastet, truri i vullnetarëve që morën pjesë në eksperiment, reaguan ndaj fotove të personave të tyre të rëndësishëm në mënyrë të ngjashme. Sidoqoftë, mbani mend se dashuria e përjetshme ndodh vetëm nëse partnerët kujdesen për njëri-tjetrin, respektojnë mendimet e njëri-tjetrit dhe i zgjidhin problemet që hasin me njëri-tjetrin.

  1. Dashuria me shikim të parë ekziston!

Ky mit është shumë i njohur, por jo i saktë. Studimet tregojnë se kur takon një mashkull për herë të parë, femrës i duhen vetëm 6 shikime për të vendosur nëse i përshtatet. Madje, sipas autorit dhe trajnerit për jetën, Ali Campbell, asaj i duhet vetëm 45 sekonda për të vendosur në mënyrë të pandërgjegjshme nëse i pëlqen apo jo personi që ka përballë.

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top