FB

April 8, 2022 | 10:50

6 shenja që tregojnë se një mashkull ju do vërtetë

Dashuria e vërtetë… nuk duhet të pyesësh kurrë nëse ai të do apo jo, ai gjithmonë do të sigurohet që ti ta dish, në një mënyrë apo në një tjetër. Ndonjëherë ka disa shenja të qarta që tregojnë dashurinë e vërtetë nga një mashkull, pa qenë nevoja që ata të thonë mendimet e tyre.

1504883787-forehead-kiss

6 shenja të dashurisë së vërtetë nga një burrë

1. Ai ju përfshin në çdo pjesë të jetës së tij

Kur një burrë e do një grua, ai dëshiron ta integrojë atë në jetën e tij dhe ta sjellë rreth familjes dhe miqve të tij. Ai dëshiron që ata t’ju duan dhe që ju t’i doni ata.

2. Përpiqet të japë më shumë se sa merr

Dashuria e vërtetë ka të bëjë me dhënien dhe kontributin në jetën e partnerit tuaj. Një burrë që ju do, do t’ju japë në mënyrat më të mira që ai di. Ai do të kujdeset për ju, do t’ju respektojë, do t’ju dëgjojë dhe do t’ju adhurojë.

3. Nuk jam ‘unë’, është ‘ne’

Ju ishit dy individë të veçantë, por tani jeni një ekip i kombinuar. Kur një mashkull është i dashuruar, do t’ju shohë si të pandashëm.

4. Ai me të vërtetë ju njeh

Një burrë që ju do, do t’ju kushtojë aq shumë vëmendje, sa do të vërejë detaje që askush tjetër nuk i bën. Ai do të mësojë se çfarë ju bën të lumtur, të trishtuar, të zemëruar ose në ekstazë.

5. Lumturia juaj është lumturia e tij

Kur një burrë ju do vërtet, ai ndan lumturinë tuaj dhe ju jep forcën e tij për të lehtësuar dhimbjen tuaj. Të jesh i dashuruar do të thotë të jesh shokë skuadre që gjithmonë mbështesin njëri-tjetrin.

6. Ai është aty për ju edhe në ditët me shi

Jeta nuk është gjithmonë diell. Mund të jetë e vështirë. Çdo mashkull mund të qëndrojë pranë jush në ditët me diell, por testi i vërtetë i dashurisë së tij do të jetë gjatë ditëve me shi. A e mban ai “ombrellën” mbi ju në ditët me shi?

 

 

Përgatiti K.I / Burimi themindsjournal.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top