Këshilla & Arsye

June 17, 2020 | 8:06

6 truke që ju ndihmojnë ta mbani shtëpinë të freskët, pa përdorur kondicioner

Shumë dhoma në shtëpinë tonë kanë tendencë për të qenë të ngrohta gjatë verës. Kjo shpesh na detyron të kemi nevojë të ndezim kondicionerin shumë orë të ditës. Por duke qenë se në këtë periudhë pandemie është mirë që ai të përdoret sa më pak ne ju këshillojmë 6 truke mjaft të dobishme për një shtëpi plot freski.

Si të parandaloni nxehjen e tepërt të shtëpisë

Shumica prej nesh kanë një kondicioner në shtëpinë e tyre, por duke pasur parasysh periudhën pandemike, të pasurit një plan B nuk është keq. Le të shpëtojmë nga kondicionerët dhe ta mbajmë shtëpinë larg nxehtësisë falë lëvizjeve të thjeshta. Le t’i shohim ato më poshtë:

Dritaret, pasi kanë ajrosur shtëpinë në mëngjes, ulni grilat dhe mbyllni perdet për të mos lejuar që rrezet e diellit të depërtojnë në shtëpi. Duke bërë këtë ju do të keni mundësi të ulni temperaturën brenda në shtëpi deri në 5/6 gradë krahasuar me jashtë.

Dyert, është mirë të lini të gjitha dyert e shtëpisë të hapura, në këtë mënyrë do të parandaloni që nxehtësia të përqendrohet vetëm në disa dhoma, por do të lejoni që ajri të qarkullojë më lehtë.

Ventilator, merrni një legen, mbusheni me akull dhe vendoseni përpara ventilatorit. Akulli do të spërkatet në ajër me një temperaturë shumë të freskët.

Bimë, nuk do ta besoni, por mbushja e shtëpisë me bimë ndikon shumë në temperaturën e përgjithshme, duke i mbajtur dhomat të freskëta. Bimët e brendshme thithin nxehtësinë, bimët në natyrë të vendosura në kopshtin tuaj krijojnë zona me hije në shtëpi.

Ajri gjatë natës. Sikurse dihet, temperaturat bien gjatë natës dhe krijimi i një ajri më të freskët në shtëpi është më i lehtë. Mjafton të qëndroni me dritare dhe dyer të hapura!

Çarçafët, ndërrimi i çarçafëve i bën dhomat e gjumit më të freskëta, ka edhe një veprim tjetër që duhet të merret parasysh: përdorimi i materialeve të pambukut! Në fakt, pambuku na ndihmon të marrim më mirë frymë gjatë natës dhe të mos e rrisim temperaturën e trupit.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top