Studim

June 17, 2020 | 8:05

Esmeralda Birçaj: Pse është e vështirë të “psikologjisim” sjelljen e të tjerëve?

Është e vështirë të “psikologjisim” sjelljen e të tjerëve sepse gjykojmë nga vetvetja të huajt.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Shumë njerëz kanë tendencë të mendojnë se janë të mirë për të “psikologjisur” njerëzit e tjerë. “Psikologët intuitivë”, ashtu siç dëshirojnë ta quajnë veten, mendojnë se është relativisht e thjeshtë të parashikosh qëndrimet dhe sjelljet e njerëzve të tjerë. Secili prej nesh ka informacione të ndryshme për veten dhe njerëzit e tjerë nga përvojat e panumërta të mëparshme. Por a duhet të themi me siguri se kemi informacion të qëndrueshëm për njerëzit e tjerë? Më mirë të mos jesh aq i sigurt.

Në fakt, njerëzit janë të njëanshëm kur bëhet fjalë për të vlerësuar sjelljen e njerëzve të tjerë dhe shkaqet e tyre. Dhe këto paragjykime na ndihmojnë të shohim saktësisht pse kemi nevojë për më shumë eksperimente psikologjike dhe pse nuk mund të mbështetemi te intuitat tona për të interpretuar sjelljen e të tjerëve.

Një nga këto paragjykime quhet “ndikimi i konsensusit të rremë”. Në vitet 1970, psikologu dhe profesori i Universitetit Stanford Lee Ross u përpoq të tregojë sesi efekti i konsensusit të rremë funksionon në dy studime të suksesshme (Ross, Greene & House, 1977).

3Gjatë studimit të parë, pjesëmarrësve iu kërkua të lexonin informacione për situata të caktuara në të cilat ishte lindur një konflikt dhe më pas iu dhanë dy mënyra alternative për të reaguar. Ata u pyetën për të bërë tre gjëra:

– Të mendonin çfarë zgjedhje do të bënin njerëzit e tjerë,

– Të thonin se cilin opsion do të zgjidhnin vetë,

– Të përshkruanin karakteristikat e personit që do të zgjidhte secilën nga dy opsionet.

Rezultatet treguan se më shumë njerëz besuan se të tjerët do të bënin të njëjtën gjë me ta, pavarësisht se cilën nga dy përgjigjet që ata zgjodhën në të vërtetë. Kjo tregon atë që Ross dhe kolegët e tij e quajtën efektin e konsensusit të rremë – ideja që secili prej nesh beson se njerëzit e tjerë mendojnë në të njëjtën mënyrë si ne kur ata nuk e bëjnë atë shpesh.

4Një tjetër paragjykim ndodhi kur pjesëmarrësve i’u kërkua të përshkruanin karakteristikat e personit që bëri zgjedhjen e kundërt me të tyre. Në krahasim me njerëzit e tjerë që bënë të njëjtën zgjedhje si ata, njerëzit bënin supozime më të këqija për personalitetet e atyre që nuk e ndanin zgjedhjen e tyre. Për ta thënë pak më trashë ose ashpër: njerëzit kanë tendencë të supozojnë se diçka nuk është në rregull me ata që nuk pajtohen me veten e tyre! Mund të tingëllojë qesharake, por është një paragjykim i vërtetë që njerëzit tregojnë.

Gjetja nga studimi i parë është shumë i mirë në teori. Si mund të jemi të sigurt se njerëzit me të vërtetë po sillen ashtu siç thonë ata? Në fund të fundit, psikologët kanë gjetur pak lidhje midis qëndrimeve dhe sjelljeve të njerëzve.

Prandaj, në studimin e dytë, Ross dhe kolegët e tij braktisën situatat hipotetike, testet e lapsit dhe letrës, dhe në vend të kësaj përdorën një poster reklamimi letre, siç janë ato të veshura në rrugë.

Këtë herë një kampion i ri i pjesëmarrësve, të cilët ishin studentë, u pyetën nëse do të ishin të gatshëm të shëtisnin rreth kampusit të tyre për 30 minuta, duke veshur një pllakë reklamimi që shkruante, “Hani në Joe”. (Atyre nuk iu dha më shumë informacion mbi cilësinë e ushqimit të Joe dhe, rrjedhimisht, sa budallenj do të ishin studentët nëse do të tregonin diçka që nuk dinin).

Për të motivuar pjesëmarrësit, atyre u ishte thënë thjesht se do të mësonin “diçka të dobishme” nga studimi, por që ata ishin plotësisht të lirë të refuzonin nëse dëshironin.

Rezultatet e këtij studimi konfirmuan studimin e mëparshëm. Nga ata që ranë dakord të veshin pllakën e reklamave në letër, 62% besuan se të tjerët do të pajtohen. Nga ata që refuzuan, vetëm 33% besuan se të tjerët do të pranonin të vishnin pllakën e reklamave në letër.

Përsëri, si më parë, njerëzit bëjnë supozime më të këqija për personalitetin e personit që morri vetë vendimin e kundërt. Mund ta imagjinoni se ku mund të zgjatet ky mendim…

Njerëzit të cilët ranë dakord të veshin tabela letre mund të thonë: “Çfarë nuk shkon mirë/çfarë është e gabuar me dikë që refuzon? Mendoj se me të vërtetë duhet të kenë frikë se mos duken budallenj ”.

Ndërsa njerëzit që refuzuan: “Cilat janë këto demonstrime që ranë dakord të veshin pllakën e reklamave? Njoh njerëz si ata – ata janë me të vërtetë të çuditshëm”. Ne jemi psikologë të dobët intuitivë. Ky studim është interesant/emocionues jo vetëm sepse tregon një paragjykim në lidhje se si ne mendojmë për sjelljet e të tjerëve, por edhe sepse tregon rëndësinë e studimeve psikologjike.

Siç tregon ky studim i psikologjisë sociale, njerëzit janë psikologë intuitivë me të vërtetë shumë të këqij. Një nga përjashtimet e pakta të këtij rregulli është kur përgjigjja është me të vërtetë shumë e qartë, siç është kur njerëzit pyeten nëse pajtohen të kryejnë vrasje. Por pyetjet për të cilat mund të pajtohemi të gjithë në përgjithësi nuk janë aq interesante sa ato në të cilat paraqesim pikëpamje të ndryshme.

Njerëzit gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të supozojnë se dikush që nuk i ndan pikëpamjet e tyre ka një personalitet më të “shëmtuar” sesa i tyre. A është për shkak se njerëzit mendojnë për veten e tyre, ose me vetëdije ose pa vetëdije, që të gjithë njerëzit normalë sigurisht që mendojnë njësoj si ata?

Epo, padyshim jo. Fakti që ne e dimë se nuk njohim njerëz të tjerë është një fillim i mirë. Dhe kjo është një arsye e mirë pse ne kemi nevojë për studime psikologjike me prova të besueshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top