Mirëqenie

August 14, 2020 | 8:02

6 vitaminat dhe mineralet që çdo grua duhet t’i marrë pas moshës 40 vjeç

Në një moment të jetës, nevojat e trupit ndryshojnë dhe ndërsa bëhemi më të pjekur duhet ta përkëdhelim më shumë dhe nuk duhet të harrojmë ta furnizojmë çdo ditë trupin me 6 vitamina dhe minerale që na ndihmojnë të luftojmë plakjen e qelizave dhe të parandalojmë shumë sëmundje. Gjëja e parë që duhet të bëni për të qëndruar në formë pas moshës 40 vjeç është të ndiqni një dietë shumë ushqyese.

Çfarë duhet të hani pas moshës 40 vjeç për të qenë të bukura dhe të shëndetshme

Për të qenë të bukur në pjesën e jashtme, duhet të zgjidhni me kujdes atë që vendosni brenda. Shumë nutricionistë na kujtojnë se ne jemi një pasqyrim i asaj që hamë dhe një dietë e saktë ndikon në cilësinë e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Edhe nëse thjesht të menduarit na bën të ndjehemi keq, duhet të kemi parasysh që pas moshës 40 vjeç fillojmë t’i afrohemi menopauzës dhe kjo përfshin shumë bezdi, për shembull lodhje, dhimbje muskulore dhe dhimbje në nyje. Për të trajtuar më mirë këtë ndryshim të pashmangshëm, e mira është që ta furnizojmë  trupin tonë me më shumë vitamina dhe minerale, të cilat janë të nevojshme për të qëndruar të shëndetshëm.

Cilat vitamina dhe minerale duhet të marrim çdo ditë pas moshës 40 vjeç?

Më të rëndësishmet janë 6

  1. Probiotikë

Me siguri keni vënë re që në moshën 20 vjeçare keni ngrënë gjithçka dhe keni qenë në gjendje të tretni edhe gurë ndërsa pas të 40-ve tretja fillon të ketë probleme, përveç kësaj metabolizmi ngadalësohet dhe ju bën që të shtoni peshë, nëse nuk jeni të kujdesshëm për të mos e tepruar me sasinë dhe cilësinë e ushqimit. Për ta parandaluar këtë problem, merrni çdo ditë probiotikë, të cilët janë thelbësorë për shëndetin e zorrëve sepse ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga zorrët. Për probiotikët, thjesht mos harroni të përfshini ushqime të caktuara në dietën tuaj të përditshme si: kos dhe qumësht të fermentuar, soje, kefir dhe ullinj. Përveç që vini re një përmirësim të tretjes dhe metabolizmit, ato do t’ju ndihmojnë të mos shtoni në peshë. Probiotikët nxisin stimulimin e djegies së dhjamit dhe përshpejtojnë metabolizmin, gjë që i bën ata aleatë të shkëlqyeshëm për të qëndruar në formë.

  1. Omega-3

Omega 3 janë acide yndyrore thelbësore që janë shumë të rëndësishme për të parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe shfaqjen e radikalëve të lirë. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe për t’i thënë lamtumirë kileve të padëshiruara. Omega-3 janë “yndyrna të mira” që marrin pjesë në veprimin termogjenik të trupit dhe stimulojnë humbjen e peshës. Omega-3 promovojnë gjithashtu bukurinë e lëkurës duke vepruar kundër akneve, pikave të zeza dhe rrudhave. Për të marrjen e Omega-3 mos harroni të hani çdo ditë: arra, salmon dhe të gjithë peshqit yndyror.

  1. Magnez

Ky mineral është thelbësor për trupin tonë. Përfitimet e konsumimit të magnezit janë të jashtëzakonshme. Magnezi është një mik i zemrës dhe arterieve tuaja! Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Nutrients, magnezi zvogëlon rrezikun e goditjes në tru por edhe hiperlipideminë dhe hipertensionin, sëmundje që janë më të prirura të shfaqen me moshën. Marrja çdo ditë e magnezit ndihmon në përmirësimin e humorit, të flini mirë dhe të luftoni stresin.

  1. Vitaminë D

Është verë dhe kjo duhet të jetë koha kur ne jemi më pak të prirur ndaj mungesës së vitaminës D, pasi është e pranishme në rrezet e diellit. Mungesa e vitaminës D është e rrezikshme sepse thithja e kalciumit në trup, një mineral thelbësor për kocka të shëndetshme dhe të forta, varet nga ajo. Ju gjithashtu mund të merrni vitaminë D edhe duke përfshirë disa ushqime në dietën tuaj të përditshme si: salmon, vezë, mish, qumësht dhe djathë. Tofu dhe qumështi vegjetal përmbajnë gjithashtu vitaminë D, në rast se zgjidhni një dietë vegane dhe vegjetariane.

  1. Kalcium

Ndër sëmundjet që shfaqen pas moshës 40 vjeç ekziston osteoporoza, një sëmundje që dobëson kockat duke i bërë ato të brishta dhe të prirura për thyerje. Mënyra më e mirë për të pasur kocka të shëndetshme është marrja e mjaftueshme e kalciumit, dhe burimi kryesor i kalciumit vjen nga produktet e qumështit, uji mineral ose sardelet.

  1. Vitaminë B12

Ashtu si Omega 3, Vitamina B12 është gjithashtu thelbësore për të mbrojtur kundër plakjes qelizore dhe për të luftuar radikalet e lira. Marrja çdo ditë e vitaminës B12 ju ndihmon të qëndroni të rinj. Përfitimet e saj kanë një ndikim të madh tek muskujt, nyjet dhe gjaku. Kjo vitaminë është gjithashtu një qetësuese e dhimbjes dhe stresit. Për tu siguruar që e merrni atë, ka disa ushqime që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj: goca deti, skumbri, salmoni, harenga, mëlçia e viçit dhe karkalecat janë ndër ushqimet që përmbajnë me shumicë këtë vitaminë.

Kur të merrni suplemente ushqimore?

Ndonjëherë nuk mund të themi nëse kemi marrë mjaftueshëm nga këto vitamina dhe minerale. Shenjat e para të mungesës janë:

  • dobësimi i flokëve dhe thonjve
  • çrregullime të lëkurës
  • dhimbje apo lodhje

Këto siklete mund të zgjidhen me ndihmën e shtesave ushqimore. Për të kuptuar cilat janë mangësitë tuaja kryesore, mund të konsultoheni me mjekun tuaj i cili me testet e thjeshta të gjakut do të identifikojë të gjitha mangësitë tuaja të mundshme dhe do t’ju rekomandojë shtesat më të përshtatshme për ju.

Mos harroni se fjala vitaminë rrjedh nga VITA, kjo ju bën të kuptoni rëndësinë që kanë vitaminat për mirëqenien tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top