Dëshmi

August 31, 2021 | 8:38

65-vjeç dhe ende një modele e suksesshme! Ja sekretet e bukurisë që e mbajnë këtë grua akoma në super formë

 

Të gjithë duan të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe të bukur. Yazemeenah Rossi pa se i kishte dalë thinja e parë në moshën 11 vjeç, por kjo nuk e ndaloi të bëhej modele. Tani ajo është 65 vjeç dhe duket në formë të shkëlqyer. Ajo ka ndarë mendimet e saj rreth plakjes, vetë-pranimit dhe bukurisë.

1

“Bright Side” ndan me të gjithë historinë e Rossi-t, që me shumë siguri, mund të kthehet në frymëzim për të gjitha vajzat.

2

Ajo e filloi karrierën e saj si modele “rastësisht” kur iu kërkua të zëvendësonte një modele në minutën e fundit. Që nga ajo ditë ajo filloi të punojë me stilistë si “YSL”, “Jil Sander” dhe “Thierry Mugler”. Para se të fillonte karrierën e modelimit, ajo po rriste 2 fëmijët e saj në shtëpi.

Yazemeenah gjithmonë i donte flokët dhe në moshën 11 vjeç ajo vuri re thinjat e para. Ajo mori shumë komente, kryesisht negative, por gjithmonë kishte një ndjenjë të thellë të vetëvlerësimit, vlerës dhe dinjitetit, dhe paragjykimet kurrë nuk e prekën atë.

3

“Përkundrazi, isha krenare të kapesha fort pas asaj që ishte e drejtë për mua pavarësisht kritikëve dhe kjo ka qenë gjithmonë kështu gjatë gjithë jetës sime, një pasuri e madhe në fakt kur fillova modelimin. Jo vetëm që u bëra një nga modelet e para me flokë gri, por nisa edhe të bëja atë që doja të bëja. Paratë nuk kanë qenë kurrë ato që më nxisnin të bëja gjëra që më dukeshin të gabuara”.

5

Yazemeenah tha se ajo kishte një lidhje shumë të fortë me natyrën dhe ligjet e natyrës.

Kur u pyet për sekretet e bukurisë, Yazemeenah tha se është e kujdesshme për atë që vendos në trupin dhe në lëkurën e saj dhe gjithashtu në mjedisin ku jeton. Ajo përdor produkte organike të freskëta për ushqim dhe për lëkurën e saj (vajra). Ajo është gjithashtu shumë e vetëdijshme për bllokimin nga të menduarit toksik dhe mundohet të bëjë gjithmonë një gjumë të mirë.

6

Kur filloi të fliste për stërvitjen, ajo tregoi se po praktikonte joga pa e ditur atë. Për të, stërvitja nuk ka të bëjë me vajtjen në palestër. Ajo mundohet të ndjekë trupin e saj sa herë që ai e drejton diku, në çdo lloj momenti.

8

“Njerëzit, kur isha e re, mendonin se isha një mësuese fiskulture ose një balerinë, ndërsa unë bëja diçka më bënte të ndihesha mirë fizikisht dhe mendërisht.”

9 12 7 11 10

Burimi PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top