FB

April 17, 2021 | 8:14

7 analiza gjaku që duhen bërë një herë në vit

Testet e gjakut dhe testet speciale mund të ndihmojnë në identifikimin e disa sëmundjeve të mundshme.

  1. Sheqeri në gjak

Nivelet e larta të sheqerit në gjak shërbejnë si një sinjal se trupi nuk po prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk po e përdor atë si duhet. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të tregojnë zhvillimin e diabetit dhe prediabetit. Është e rëndësishme të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak të paktën një herë në vit dhe më shpesh nëse keni presion të lartë të gjakut.

  1. Paneli i lipideve

Paneli i lipideve do të tregojë përmbajtjen e kolesterolit dhe triglicerideve për të marrë një ide të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së zemrës. Është e rëndësishme të bëni testin një herë në vit.

  1. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) dhe T4

Gjëndra tiroide prodhon hormone përgjegjëse për metabolizmin. Mungesa e aktivitetit të tiroides hipotiroidizëm ose hipertiroidizëm diagnostikohen më shpesh tek gratë. Testet TSH dhe T4 do të tregojnë nivelet e hormoneve për të zbuluar se si funksionon gjëndra tiroide. Simptomat e mosfunksionimit të tiroides janë: lodhja, rritja e oreksit, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, dobësia muskulore, flokët dhe thonjtë e brishtë, problemet me peshën.

  1. Vitamina D (25-hidroksivitamina D)

Vitamina D është e rëndësishme për forcimin e kockave dhe funksionet e tjera trupore dhe zakonisht njerëzit e moshuar vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

  1. Hekuri, vitamina B12, magnezi

Këto substanca dhe minerale janë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit, prandaj është e dobishme të monitorohet sistematikisht përmbajtja e tyre.

  1. Testi biokimik i gjakut

Ky test përfshin një numër indikatorësh: statusin dhe hidratimin e elektrolitit, funksionin e veshkave, mëlçinë dhe numrin e qelizave të gjakut. Këta tregues duhet të monitorohen për infeksion akut ose kronik, anemi dhe mpiksje të gjakut.

  1. Shenjuesit e inflamacionit: CRP dhe homocisteina

Proteina reaktive C tregon shkallën e inflamacionit në trup. Edhe një rritje e vogël e CRP shoqërohet me rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe depresionit. Nivelet e larta mund të tregojnë trauma fizike, stres emocional ose oksidativ, dehje, alergji. Nivelet e ngritura të homocisteinës (aminoacidit) tregojnë gjasat e goditjes në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare, aftësinë për të hequr toksinat nga trupi dhe prodhimin e neurotransmetuesve.

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top