Këshilla & Arsye

January 30, 2018 | 12:30

7 arsye që shkaktojnë dhimbje koke

Disa dhimbje koke janë shenjë e problematikave serioze, si helmimi i monoksidit të karbonit, problemet me gjumin apo hormonet. Megjithatë shenjat e para të dhimbjes së kokës, të cilat nuk janë simptoma të ndonjë sëmundjeje, shkaktohen nga mbiaktiviteti apo probleme me strukturat e ndjeshmërisë së dhimbjes në kokë.

1

Doktor Seth Rankin i “London Doctors Clinic” thotë për “Daily Express”: “Disa njerëz e quajnë çdo dhimbje koke si migrenë, por kjo është e padrejtë për ata që vuajnë vërtetë nga migrena. Migrenat janë lloje specifike të dhimbjes së kokës, që mendohet se shkaktohen nga ndryshime kimike të përkohshme, nerva dhe vena gjaku në tru”.

Shtatë arsye që shkaktojnë dhimbje koke:

Dehidratimi

“Mungesa e konsumimit të ujit shpesh jep dhimbje koke. Gjëja e parë që duhet të bëni gjithmonë kur keni dhimbje koke është të pini sa më shumë ujë”, thotë Rankin. Uji zakonisht e qetëson dhimbjen e kokës.

Siç e dimë të gjithë, pirja e alkoolit të jep gjithmonë dhimbje koke, ndoshta jo menjëherë sigurisht. Por, disa orë më vonë, për shkak të dehidratimit, vjen edhe dhimbja e kokës.

Drita e fortë

Dr. Rankin thotë se të vendosësh syze dielli ndihmon. “Përpiquni të evitoni shikimin e drejtpërdrejt të dritës. Pushoni para kompjuterit, tabletit apo smartphone-it”, thotë Rankin.

Pagjumësia

“Nuk është çudi. Dhimbjet e kokës shkaktohen edhe nga mungesa e gjumit dhe gjithë problemet që vijnë pas saj, si obeziteti, aritmia dhe një sërë shqetësimesh të tjera”, shpjegon Rankin. Ndaj flini mjaftueshëm dhe qetësohuni.

Zhurmat

Zhurmat mund t’ju japin dhimbje koke, ndaj mundohuni t’i shmangni sa më shumë ato.

Plogështia

Dr. Rankin thotë se njerëzit që kanë mungesë aktiviteti fizik kanë dhimbje koke. “Çohuni nga divani, uluni në tavolinë, ngrihuni nga krevati dhe bëni disa ushtrime. Dihet që aktiviteti fizik është shumë i dobishëm dhe padyshim do të keni më pak dhimbje koke”, thotë ai.

Qëndrim i keq

Qëndrimi i keq jep dhimbje koke, për shkak të tensionit që shkaktohet nga shpina, qafa dhe shpatullat. “Mësuesi që thotë gjithmonë ‘uluni drejt’ ka plotësisht të drejtë”, thotë Dr. Rankin.

Uria

Mosngrënia jep dhimbje koke, por ky nuk është një justifikim që të konsumoni sa më shumë ushqim. “Karbohidratet e përpunuara dhe sheqeri shkaktojnë një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak, jo shumë kohë pasi keni ngrënë dhe kjo shakton dhimbje koke. Hani nga pak dhe shpesh që të shmangni dhimbjen e kokës, sidomos në mëngjes”, thotë më tej dr. Rankin.

Pra, për ta përmbledhur, qetësohuni, vendosni një palë syze dielli, flini mjaftueshëm, çohuni nga divani dhe bëni ushtrime, uluni drejt, hani mëngjes dhe pini sa më shumë ujë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top