Në fokus

January 30, 2018 | 11:44

Vetëm arsimi mund të sjellë dritë në këtë vend të errët

Babai im ka shitur ushqim rrugës për 25 vite. Ai fitonte shumë pak dhe me pak të ardhura që ai kishte mbante familjen dhe më arsimonte mua.

Ne gjithmonë kemi pasur kriza në familjen tonë. Por edhe pse kemi jetuar në një lagje të varfër prindërit e mi kurrë nuk më lanë të humbas shkollën për një ditë të vetme. Nëna ime gjithmonë i thoshte babait tim ” një ditë vajza jonë, Moina do të marrë një punë të mirë dhe ajo nuk do të të lë kurrë të shesësh më ushqim në rrugë.”

Nëna ime gjithmonë më ka frymëzuar për të vazhduar edukimin tim edhe kur disa herë doja të filloja të punoja në një fabrikë tekstili, për shkak të krizës së përditshme të familjes sonë. Por ajo kurrë nuk e ka lejuar atë. Ajo ka punuar si shërbëtore, por kurrë nuk më lejoi të ndaloj studimet e mia.

Tani babai im është 60 vjeç dhe ai sëmuret gjatë gjithë kohës. Të ardhurat e tij nuk janë të mjaftueshme për të drejtuar familjen tonë. Për tre vitet e fundit kam punuar në shkollën e OJQ-ve si mësuese. Përveç punës sime po përfundoj edhe diplomimin në kolegji.  Me ato para mbuloj shpenzimet e familjes sime. Unë gjithashtu kujdesem për edukimin e vëllait tim të vogël.

Gjithmonë ndihem shumë krenare për babain tim. Unë jam krenare që ai është një shitës ushqimi në rrugë. Vetëm arsimi mund të sjellë dritë në këtë vend të errët.

Burimi: Pamfleti.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com