Këshilla & Arsye

January 23, 2017 | 11:22

7 karakteristikat e njerëzve të pakënaqur nga jeta

Në jetë ka ngjarje që mund të na shkaktojnë dhimbje të madhe, trishtim apo zemërim të thellë. Të gjithë, herët a vonë do të duhet të jetojmë këto përvoja. Megjithatë, ka njerëz që përqendrohen në këto çështje dhe fillojnë të besojnë se jeta është treguar e padrejtë me ta. Të tjerë preferojnë të bëjnë gjithçka të mundshme për të qenë të lumtur ose të paktën  përpiqen.

1

Disa zakone që minojnë lumturinë:

– Njerëzit e lumtur e pranojnë ndryshimin, njerëzit e pakënaqur kanë frikë prej tij

– Njerëzit e lumtur flasin për ide, njerëzit e pakënaqur flasin për të tjerët

– Njerëzit e lumtur marrin përgjegjësi për gabimet e tyre, njerëzit e pakënaqur fajësojnë të tjerët

– Njerëzit e lumtur falin. Njerëzit e pakënaqur mbeten robër të pakënaqësisë

– Njerëzit e lumtur përqendrohen në gjërat pozitive. Njerëzit e pakënaqur shohin vetëm njolla edhe në diell

– Njerëzit e lumtur përfitojnë nga mundësitë. Njerëzit e pakënaqur shpikin justifikime për t’u ankuar në lidhje me “fatin e keq” të tyre

– Njerëzit e lumtur ndjekin ëndrrat e tyre. Njerëzit e pakënaqur mbeten të lidhur me mendimet e të tjerëve

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top