Mirëqenie

May 11, 2018 | 12:52

7 mënyra për të parandaluar problemet me kockat

Faktorë të tillë si mosha dhe gjinia ndikojnë në rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e kockave, osteoporoza, por disa mënyra të të jetuarit shëndetshëm mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni rreziqet.

Ecni shpejt për 10 minuta, tri herë në ditë

Ushtrimet fizike ndihmojnë për të mbajtur kockat të forta. Sipas ekspertëve të shëndetit 150 minuta aktivitet aerobik në javë do të ishin ideale, por mund të filloni duke bërë 3 herë në ditë  ecje të shpejtë për 10 minuta.

Mos pini duhan – veçanërisht kur jeni i ri

Duhanprija ka ndikim në qelizat e ndërtimit të kockave, sidomos tek njerëzit më të vegjël se 30 vjeç. Duhanpirësit janë në rrezik të lartë të osteoporozës dhe ndalimi i duhanit ka të ngjarë të përmirësojë forcën kockore.

Pesha shumë e ulët trupore nuk ju ndihmon

Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni mbipeshë, por njerëzit e dobët kanë më pak masë totale të kockave. Si rezultat, humbja e sasive të vogla të peshës, mund të shkaktojë lehtësisht thyerje të kockave.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve

Gratë kanë katër herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të marrë osteoporozën, pasi nivelet e tyre të estrogjenit bien pas menopauzës. Terapia e zëvendësimit të hormoneve mund të ndihmojë në ruajtjen e eshtrave të forta dhe në parandalimin e thyerjeve.

Vitamina D

Marrja e kalciumit shtesë mund të çojë në depozita të dëmshme rreth zemrës, duke rritur rrezikun e infarktit kardiak. Ju keni nevojë për rreth 10 mikrogramë në ditë të vitaminës D për kocka të shëndetshme; 90% vjen nga veprimi i dritës së diellit në lëkurën tonë dhe 10% nga dieta. Njerëzit që kurrë nuk e ekspozojnë lëkurën e tyre në dritën e diellit ose kanë një dietë të kufizuar, mund të kenë nevojë për shtesa të vitaminës D.

Kujdes nga rrëzimet

Personat e moshuar, nëse rrëzohen dhe dëmtojnë kockat e kanë shumë të vështirë rikuperimin. Prandaj përpiquni të krijoni siguri në ambientet ku qëndroni.

Njihni rreziqet

Ju jeni në rrezik më të lartë të osteoporozës nëse jeni i moshuar, femër, nënpeshë ose i palëvizshëm; nëse keni pasur thyerje të mëparshme; nëse pini duhan ose shumë alkool.

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top