Studim

May 11, 2018 | 12:46

Studim / Fëmijët konsiderojnë të besueshëm njerëzit simpatikë

Fëmijët e vegjël bëjnë mimika të ndryshme kur nuk pëlqejnë një person, por askush nuk kupton arsyen. Një studim i botuar në “Frontiers of Psychology” ka zbuluar përse fëmijët pëlqejnë vetëm disa të rritur dhe gjithçka lidhet me bukurinë.

Fëmijëve në studim iu paraqitën 200 imazhe të fytyrave të meshkujve që u krijuan me anë të një programi të ndryshimit të fytyrës dhe të gjithë kishin shikim të drejtpërdrejtë.

Të gjithë fëmijët pjesëmarrës (8 deri në 10 vjeç) duhet të vlerësonin besueshmërinë e personit në bazë të paraqitjes së tyre.

Një muaj më vonë, ata u kthyen në qendrën e studimit për të bërë vlerësimin e atraktivitetit të atyre fytyrave të njëjta.

Studimi arriti në përfundimin se fytyrat që konsideroheshin më të besueshme ishin gjithashtu ato që ishin renditur më tërheqëse.

Kështu, sa më pak tërheqës apo i bukur ti dukeni një fëmije, aq më të ulëta janë mundësitë që t’ju besojnë. Nga ana tjetër, nëse merrni një buzëqeshje nga foshnjat, ata duan t’ju bëjnë një kompliment për bukurinë.

Studimi zbuloi se aftësia e një fëmije për të gjykuar besueshmërinë e një personi rritet me moshën.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top