Trupi ynë punon shumë për të luftuar infeksionet, por ka disa gjëra që mund të bëjmë për t’i dhënë edhe një nxitje dhe për ta ndihmuar në këtë “luftë”.

7 mënyra për të përforcuar sistemin imunitar
Bëni stërvitje – Shumica e njerëzve dinë rreth përfitimeve të stërvitjes për zemrën, muskujt dhe kockat. Por shumë pak janë të vetëdijshëm se aktiviteti fizik mbron sistemin imunitar, sidomos në një moshë të caktuar. Prodhimi i qelizave që ngrenë alarmin kur zbulojnë infeksione, fillon të bjerë me kalimin e moshës. Por hulumtimet kanë treguar se ushtrimet fizike në moshën 44-79 vjeç ndihmojnë në prodhimin e qelizave rregulluese B, të cilat parandalojnë sëmundjet autoimune. Studime të tjera tregojnë se stërvitja e moderuar zvogëlon rrezikun e infeksioneve të traktit të sipërm të frymëmarrjes, duke përfshirë ftohjen e zakonshme.
Flini më mirë – Gjumi është i rëndësishëm për funksionimin e sistemit imunitar. Hulumtimet sugjerojnë që qelizat e bardha të gjakut në moshën 65 vjeç e lart, të cilët flenë gjashtë orë ose më pak në natë mund të jenë më pak efektive në trajtimin e patogjenëve. Privimi i gjumit gjithashtu i bën njerëzit më të prekshëm ndaj ftohjes dhe gripit.
Hani shumëllojshmëri ushqimesh – Duke pasur një dietë me yndyrë të ulët, me fibra të larta e me shumë perime rritet niveli i baktereve të dobishme në trup.
Merrni baktere të mira – Probiotikët, bakteret e gjalla ose maja të shtuara në kos ose të marra si shtesa mund të zvogëlojnë rrezikun e diarresë infektive dhe një sërë problemesh të tjera.
Mos pini shumë alkool – Pirja e tepërt mund të të lërë me më shumë pasoja se një dehje. Një studim i vitit 2014 zbuloi se pirja e katër deri pesë gota vodka zvogëloi nivelet e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë infeksionet dhe kancerin. Pirja e tepërt gjithashtu minon aftësinë e qelizave imune.
Mos pini duhan – Duhanpirësit janë më të prirur ndaj sëmundjeve inflamatore dhe infeksioneve të tilla si pneumonia dhe gripi se joduhanpirësit. Hulumtimet sugjerojnë se kjo mund të ndikohet nga nikotina që minon aftësinë e qelizave të bardha të gjakut të quajtura neutrofile, për t’u ushqyer dhe për të vrarë mikrobet e dëmshme.
Merrni pak diell – Trupat tanë krijojnë vitaminë D kur lëkura jonë është e ekspozuar ndaj dritës së diellit. Vitamina D ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit imunitar duke stimuluar zhvillimin e qelizave që parandalojnë përgjigjet autoimune të vërejtura në kushte të tilla si sëmundja e zorrëve inflamatore, skleroza e shumëfishtë dhe artriti reumatoid.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

