Mirëqenie

March 2, 2018 | 13:15

7 sekrete profesionale për një lëkurë të shëndetshme

Pastrimi i kujdesshëm

Pastrimi i kujdesshëm i lëkurës pa produktet e bukurisë agresive është një nga sekretet kryesore të dermatologëve. Përdorni produkte natyrale ose kozmetike me substanca të pasura.

Sa krem ju nevojitet?

Aplikoni mjaftueshëm krem kundra diellit në lëkurë, për ta mbrojtur atë nga plakja. Përdorni afërsisht gjysmë luge çaji.

Ujë termal për lëkurë të thatë

Në mënyrë që të mbani lëkurën tuaj elastike, dermatologët rekomandojnë ujin termal. Ai përmban kalcium, bakër, hekur dhe sasi natriumi. Ky ujë është gjithashtu i pasur me minerale dhe mbron lëkurën tuaj nga rrezet ultravjollcë.

Qëndrimi i saktë

Nëse bëni joga rregullisht, do të ndiheni më pak të stresuar dhe të gjitha proceset tuaja inflamatore zvogëlohen. Kështu i jeni mundësinë lëkurës të relaksohet, të bëhet elastike dhe të shkëlqejë!

Këllëfët e duhura për jastëkun tuaj

Rrudhat mund të shfaqen gjatë gjumit për shkak të jastëkut ku keni zgjedhur të vendosni kokën. Lëkura juaj ndikohet nga materiali i tyre, ndaj sugjerohet të zgjidhni materiale mëndafshi.

Kujdesi total është më efektiv

Krem kundra diellit, krem që përmban vitaminë A, ato që parandalojnë rrudhat dhe kremi për pigmentin e lëkurës janë tepër të rëndësishëm. Thjesht duhet të dini kur t’i vendosni!

Gjatë verës, kremi juaj duhet të jetë më i trashë, gjithashtu duhettë përmbajë vitaminën C dhe E, përbërës si Aloe Vera, dhe acid Hyaluronic. Aminoacidet dhe vajrat organike (kajsi, ulliri, mango) mund të kujdesen më së miri për shtresën e ashpër të lëkurës që shfaqet në verë.

Kokosi për përkujdesjen e lëkurës

Çdo dermatolog e di se kokosi është një produkt magjik për lëkurën tuaj. Nëse pini qumësht kokosi rregullisht, do të shihni që lëkura juaj do të shkëlqejë në fare pak kohë. Ka receta të shumta maskash, të cilat mund të përdoren nga njerëz me të gjitha llojet e lëkurës.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top