Këshilla & Arsye

March 26, 2024 | 7:20

7 shenjat që keni lodhje mendore

A i keni thënë vetes se nuk mund ta përballoni më? Nëse është kështu, ju jeni duke përjetuar efektet e lodhjes mendore. Shenjat e lodhjes mendore do të thonë se po përjetoni shumë stres dhe tension.

1

1.Shumë dhe të gjitha së bashku

Kur ju jeni të lodhur mendërisht kjo është për shkak se ju jeni të mbingarkuar plotësisht nga rrethanat. Njerëzit që vuajnë nga lodhja mendore në fakt kanë tendencën për mbingarkesë të detyrave dhe aktiviteteve që do të kryhen në të njëjtën periudhë kohore.  Pamjet, tingujt, aromat: mund të mbingarkojnë trurin, në qoftë se nuk ka kohë pushimi.

2.Nuk gjeni kohën për pushim

Nuk mund të kujtoni herën e fundit që keni qenë me pushime? Ekzistojnë dy strategji që mund të ndihmojnë për të menaxhuar në mënyrë efektive lodhjen mendore:

-Delegoni detyrat, nëse mundeni

-Një spa, apo pak kohë jashtë në diell mund të freskojnë mendjen tuaj

3.Ndjen se ke një bllok mendor

Keni ndjenjën se truri juaj është fikur. Ju mund ta keni përjetuar këtë ndjenjë në një situatë të tillë problematike, e cila ka zgjatur gjatë. Kur ju ndjeheni të bllokuar, është truri që ju ndalon të vazhdoni përpara sepse po ju njoftonë se ka nevojë për një pushim.

4.Je më shumë emocional

Gjatë lodhjes mendore, ju keni më pak kontroll mbi emocionet dhe ndjenjat. Emocionet që ju provoni mund të amplifikohen. Për fat të keq, lodhja mendore zakonisht shkakton ndjenja negative dhe kjo mund të bëjë që ju të ngatërroni gjendjen me një lloj depresioni.

5.Shenjat fizike

Dhimbje koke, siklet në stomak, diarre, kapsllëk, humbje e oreksit, pagjumësi.

6.Harroni pak, por gjëra të rëndësishme

Harresa është një shenjë e lodhjes mendore. Truri juaj përpunon kaq shumë informacion në të njëjtën kohë.  Nëse ju filloni të vini re paqartësi të vogla, por të reja, shkaku mund të qëndrojë në lodhjen mendore. Nëse ju nuk mund të përqëndroheni, është e vetëkuptueshme  se nuk do mbani mend mirë atë që keni arritur të vëzhgoni…

7.Nëse dikush ju bën shumë pyetje, ju mund të shpërtheni

Ju jeni të lodhur gjatë gjithë ditës, duke marrë vendime dhe duke zgjidhur çështje të caktuara, ndaj nuk mundeni më t’i përgjigjeni pyetjeve të askujt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top