FB

March 26, 2024 | 7:25

Pema e Pashkëve me vezë të lyera

Simboli fetar, por edhe një dekorim gazmor dhe plot ngjyra për shtëpinë gjatë festave të Pashkëve, është alternativa me degët më pranverore.

Nuk është aq e famshme sa pema e Krishtlindjes. Por tradita e saj, është përhapur veçanërisht në vendet e Evropës Veriore, në Gjermani dhe Austri. Dhe sot është shumë e zakonshme të gjesh shtëpi ku, gjatë ditëve të kreshmës, deri në Pashkë, bie në sy një pemë  kushtuar kësaj feste.

Ndoshta pema më e famshme e Pashkëve është ajo e gjermanit Volker Kraft, i cili në vitin 1965 filloi të dekoronte një pemë molle që ndodhej në kopshtin e tij me vezë të zbukuruara… pa u ndalur. Familja Kraft ka varur mbi 600 vezë në vit për shumë vite radhazi, duke arritur rekordin prej 10,000 vezësh në total.

 

Historia

Pema e Pashkëve është një traditë me origjinë pagane e cila në të kaluarën ka shërbyer për të festuar rilindjen e natyrës. Për të flitet edhe te Zanafilla, ku quhet “pema e jetës”, pasi është simbol i rilindjes së njeriut dhe i Ringjalljes së Krishtit.

Nëse sot propozohet shpesh si dekor për ta vendosur në shtëpi, dikur degët e zhveshura të pemëve zbukuroheshin me vezë të varura dhe lule të thata.

 

Si të bëni pemën e pashkës me vezë?

Një nga mënyrat më origjinale dhe argëtuese për të bërë një pemë të Pashkëve është të  filloni me vezët.

Vizatoni dhe prisni formën e një peme dhe bazën mbështetëse (duke përdorur karton rezistent ose dru të ricikluar) më pas lyeni me motive pranverore, duke përdorur ngjyra uji. Përgatitni vezët për t’u varur duke i lyer me peizazhet tuaja të preferuara ose sipas imagjinatës tuaj, këtë herë duke përdorur ngjyra akrilike.

pexels-chris-k-6578132Përgatitini ato me një sfond të bardhë dhe (sapo të thahen) gjysmë jeshile dhe gjysmë blu, më pas vazhdoni lyerjen, duke përdorur një furçë mesatare dhe një kruese dhëmbësh për të nxjerrë detajet më të vogla.

Për të varur vezën, kaloni një copë fjongo të lëmuar dhe shtyni kunjat midis dy vrimave (poshtë dhe sipër).

 

Ju gjithashtu mund ta bëni pemën e Pashkëve me degë të thjeshta:

mblidhni 2-3 degë mjaft të gjata;

futni degët në një vazo të bukur;

varni shumë vezë me ngjyrë në degë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top