Harresa është rënduese, frustruese, dhe nganjëherë shqetësuese. Kur ajo ndodh shpesh mund të shkaktojë frikën kanosëse të çmendurisë apo sëmundjes Alzheimer. Këtu janë shtatë shkaqe të zakonshme të harresës:
-Mungesa e gjumit. Shumë pak gjumë çlodhës mund të çojë në ndryshime të humorit dhe ankthit, të cilat kontribuojnë në problemet me kujtesën.
-Medikamentet. Qetësuesit, ilaqet kundër depresionit dhe medikamente të tjera mund të ndikojnë në kujtesë, zakonisht duke shkaktuar qetësim ose konfuzion.
-Tiroidet. Tiroidet mund të ndikojnë në kujtesë. Gjumi i shqetësuar mund të shkaktojë depresion që kontribuon në harresë. Një test i thjeshtë i gjakut mund të tregojë nëse tiroidet po bëjnë punën si duhet.
Alkooli. Pirja e tepërt e alkoolit mund të ndërhyjë me kujtesën afat-shkurtër.
Stresi dhe ankthi. Çdo gjë që e bën të vështirë përqëndrimin, bllokon informacionin dhe mund të çojë në probleme të kujtesës. Stresi dhe ankthi plotësojnë faturën.
Depresioni. Shenjat e zakonshme të depresionit përfshijnë një trishtim mbytës dhe pakësimin e kënaqësive në gjërat që zakonisht ju gëzojnë. Harresa mund të jetë një shenjë e depresionit, ose një pasojë e saj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.