Këshilla & Arsye

March 20, 2018 | 12:51

7 ushtrimet që meshkujt duhet t’i bëjnë çdo ditë

Djema bëni një plan për të qëndruar në formë. Nga yoga në pika mbështetëse, praktikojini këto teknika fituesi dhe të merrni mjaft përfitime.

Ndoshta nuk jeni i huaj në palestër, por a e përdorni kohën tuaj atje? Kjo është një tjetër histori. “Ka më shumë njerëz që ushtrohen, më shumë se çdo herë tjetër në histori, falë një bumi në klube shëndetësore dhe tendencave të stërvitjes“, thotë Fairfax Hackley, një trajner personal dhe ish-bodybuilder. “Por ne jemi më të shëndoshë, më dembel, me më shumë dhimbje dhe sëmundje sesa çdo vend tjetër“. Qëndrimi për vetëm një rutinë të mërzitshme në palestrën tënde të errët dhe të zymtë nuk sjell përfitime.

Këtu janë 7 ushtrime për meshkuj të cilat duhet të merren në konsideratë dhe t’i shtohen rutinës së përditshme:

Squats (ulje-ngritje)

Këto ushtrime janë të gjithanshme dhe mund t’i bëni ato pa asnjë pajisje. “Gjëja më e rëndësishme që arrihet përmes tyre është forma e duhur”, thotë Jim White, pronar i Jim White Fitness & Nutrition Studios në Virginia Beach.

Hedhje

Kjo është një tjetër lëvizje që do të bëjë të mbani zemrën dhe këmbët tuaja të tonifikuara, thotë White.

 

 

 

 

Cardio

Djersitja për 20 deri 40 minuta në vrap ose makinë eliptike mund të jetë lloji i vetëm i kardio që ju njihni, por kjo nuk do të ndikojë në mënyrë të nevojshme në normën tuaj metabolike – thotë Nick Balestriere trajner shëndetësor në True Health Integrative Systems në Boca Raton, Florida. Mbani parasysh shtimin e një stërvitje anaerobe – si kërcimi me litar, i cili e sjell ushtrimin tuaj në një nivel më intensiv dhe nxit metabolizmin.

Yoga

Merr frymë thellë. “Mungesa e frymëmarrjes së thellë në të vërtetë fillon të përkeqësojë probleme të tjera në trupin e njeriut”, thotë Hackley. Për të përmirësuar frymëmarrjen dhe fleksibilitetin tuaj, ushtrohuni me yoga. Përveç trajnimit të trupit për të marrë frymë, ajo do të zgjasë muskujt e ngushtë ose të papërdorur.

Pika mbështetëse

Ju i doni ose i urreni ato, por kjo stërvitje është e denjë për forcimin e zemrës. “Ato janë të shkëlqyeshme për stabilitetin kurrizor dhe dhimbjen e shpinës”, thotë Balestriere.

 

 

Ushtrime të rezistencës

Ndërtimi i muskujve nuk është vetëm për bodybuilders. Kur jeni duke bërë ushtrime të rezistencës, ju jeni duke ndërtuar dhe ruajtur sasinë e trashësisë në kockat tuaja. Ky lloj ushtrimi është i lehtë për t’u praktikuar në rutinën tuaj të përditshme, edhe nëse jeni në rrugë. “Trajnimi i rezistencës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dy gjinitë në parandalimin e osteoporozës”.

Trajnimi funksional

Ushtrimet funksionale trajnojnë muskujt që përdoren për aktivitetet e përditshme si kositje lëndine. “Trajnimi funksional mund t’ju bëjë më të fortë për punën tuaj”, thotë Balestriere.

 

 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top