Mirëqenie

March 20, 2018 | 12:00

Cikli menstrual është po aq i dhimbshëm sa një atak në zemër

Gjithkush ka pasur një cikël veçanërisht intensiv dhe me sa duket, edhe shkenca është dakord se sa mund të na bëjë të vuajmë.

Asnjë nuk flet për menstruacionet, përveç reklamave që i përshkruajnë gratë me ciklin sikur të ishin qenie djallëzore që nevrikosen me këdo, sepse sipas tyre, nervat ngrihen që kur zgjohemi dhe kuptojmë se ajo ditë do të jetë paksa më e vështirë se të tjerat.

Si perceptohen dhimbjet menstruale?

Disa i përcaktojnë dhimbjet e ciklit si një ushtri e gatshme që zbresin nga brenda, duke goditur veshkat. Për të luftuar dhimbjet, shumica mbështeten te yoga ose orgazma: Shkenca vjen në ndihmë duke thënë se, dhimbja menstruale mund të jetë po aq e dhimbshme sa një sulm në zemër.

Cikli është i natyrshëm, por ajo që ju bën të zemëruar është se të gjithë e trajtojnë këtë sikur bota të kishte mbetur në shekullin e gabuar kur të gjitha sëmundjet tipike femërore, u quajtën “histeria”.

Kërkime mbi ciklin menstrual

John Guillebauld, profesor i “shëndetit riprodhues” në University College London, kohët e fundit tha se “për burrat është vërtetë e vështirë të kuptojnë plotësisht çështjen” dhe Dr. Imogen Shaw shtoi se, “edhe në qoftë se gjinia e kundërt i kishte përjetuar ato, në këtë drejtim do të ishte shumë më vonë se sa është sot, kur gjithçka duket e zgjidhshme me një tabletë ibuprofen“.

Problemi themelor është se vuajtja e grave është më e ulët krahasuar me vuajtjet e njerëzve. Në rast të dhimbjes së barkut, një burrë pret 49 minuta para se t’i trajtojë, ndërsa një grua do të presë 65 minuta, sepse do të duket më pak e rëndësishme. Në fakt, gratë nga natyra konsiderohen “histerike”, kështu që vështirë të merren seriozisht.

Pavarësisht nga kjo, duket se, për njëfarë kohe, duhet të vazhdojmë të sillemi si superheronj dhe të bëjmë të gjitha veprimet e përditshme me shtimin e një natyre të panatyrshme, të domosdoshme dhe natyrore.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top