Marrëdhënie

December 25, 2017 | 9:00

8 gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë partnerit në fillim të lidhjes

Të bisedosh është e rëndësishme… dhe të thuash atë çfarë mendon, është e rëndësishme… por ka disa argumente që do të bënit mirë t’i shmangnit përballë partnerit tuaj. E kemi fjalën për ato marrëdhënie që janë gati të tërhiqen, për ato çifte që sapo kanë filluar të takohen dhe që rrezikojnë të shkatërrojnë gjithçka me një frazë të gabuar. Ja 8 gjërat që kurrë nuk duhet t’ia tregoni partnerit tuaj:

Mendoj se jam shtatzënë

Nëse doni të shihni terrorin në sytë e tij, tregojini atij se mund të jeni shtatzënë. Këto fjalë kanë aftësinë për të mërzitur çdo njeri, veçanërisht nëse keni pak kohë që njiheni. Edhe nëse ai ju dashuron, do të mërzitet me ju, kështu që mos i thoni diçka të tillë nëse nuk është e vërtetë. Së pari bëni të gjitha analizat e duhura dhe më pas “plaseni bombën”.

 

Duhet të bisedojmë

Kur partneri i dëgjon këto fjalë nga partnerja e tij, ai ndjen panik. Do të nisë të pyesë mbi çfarë mund të ketë bërë gabim. Shmangni situatën e të bërit të ndjehet i shqetësuar në këtë mënyrë.

 

Pse nuk bën burrin?

T’ia thuash një burri këto fjalë, e bëjnë atë të ndihet i dobët dhe i papërshtatshëm. Në fakt, askujt nuk i pëlqen t’i dëgjojë këto gjëra nga gruaja që do.

 

I urrej prindërit e tu

Vjen një moment në marrëdhënien tuaj kur njiheni me prindërit e njëri-tjetrit. Nëse pas takimit i rrëfeni se i urreni prindërit e tij, partneri me gjasë mund t’ju lërë në çast. Për të, prindërit janë të rëndësishëm, kështu do zgjedhë ta ndërpresë marrëdhënien me gruan që ia urren prindërit.

 

Miku yt më i mirë është frikacak

Asnjë mashkulli nuk i pëlqen të krahasohet me një tjetër, por nëse krahasimi është e dashura e tij … dhe tjetri është shoku i tij më i mirë, rrezikoni ta humbisni partnerin.

 

Dëshiron të kesh fëmijë?

Ta pyesësh partnerin nëse dëshiron të ketë fëmijë, ju do ta frikësoni atë. Kjo pasi ideja e fëmijëve që në fillim të lidhjes e tremb atë.

 

Nuk je fare romantik

Edhe pse ka pak meshkuj që janë me të vërtetë romantikë, nuk duhet t’ua thoni menjëherë në sy. Ai do të përpiqet të bëjë më të mirën e tij, por nëse ia thoni, do të frikësohet dhe do të largohet.

 

Vetëm kam flirtuar me shefin

Kemi shumë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për atë që është e pranueshme nga meshkujt dhe femrat nga pikëpamja e marrëdhënieve intime. Mendojmë se është normale që një mashkull të sillet në mënyrë jo të hijshme edhe me arsyetimin se i duhet të sigurojë familjen e tij, ndërsa demonizojmë gratë që përpiqen të përdorin feminitetin e tyre për të ecur përpara në punë. Nëse jeni dikush që besoni se është e drejta juaj për të kultivuar një flirt profesional, për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja të karrierës, mbajeni për vete këtë bindje. As ju dhe as i dashuri juaj nuk do të përfitoni nga një diskutim i sinqertë mbi këtë temë.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.bigodino.it/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top