Këshilla & Arsye

May 29, 2018 | 12:29

8 këshilla se si të kurseni gjatë pushimeve verore

Kënaquni në maksimum, por duke ditur se si të kurseni. Volagratis.com na jep tetë këshilla se si të kënaqemi me pushimet verore, por njëkohësish duke kursyer.

1.Verë në qytet: Gjatë muajve të verës, udhëtimet e biznesit janë më të pakta në qytete të tilla si Londra, Parisi ose Madridi. Kjo e bën muajin gusht një kohë të shkëlqyer për të marrë një pushim të shkurtër, duke prenotuar fluturimin, hotelin dhe gjithashtu të kurseni para.

2.‘Mix dhe Match’: Ju nuk duhet domosdoshmërisht të fluturoni me të njëjtën linjë ajrore duke rezervuar vajtje-ardhje. Kombinimi i disa kompanive në fakt do të zvogëlojë shpenzimet.

3.Paketa perfekte: Dy është më mirë se një: duke prenotuar paketën që përfshin si fluturimin ashtu edhe hotelin ju mund të kurseni deri në 30% mbi çmimin total.

4.Fluturime tranzit: Nëse nuk keni nxitim për të arritur në destinacionin tuaj, merrni parasysh fluturimet me një ndalesë, ato shpesh janë më të lira. Gjithashtu hidhuni një sy fluturimeve për në destinacionin e zgjedhur duke parë nëpër aeroporte të ndryshme, jo vetëm aty ku e keni më të përshtatshëm dhe afër! Nëse jetoni pranë një shteti tjetër, por lehtësisht të arritshëm, kontrolloni aeroportet në atë zonë: mund të gjeni oferta që do t’ju ndihmojnë të kurseni para!

5.Ditët e duhura: Zgjidhni me kujdes ditët e javës që do të udhëtoni: më mirë shmangeni fundjavën! Të martën, të mërkurën dhe të enjten janë ditët më të ngarkuara, që përkthehet në mundësinë e gjetjes së çmimeve më të lira për paketat e fluturimit.

6.Fleksibiliteti: Të jesh fleksibël është një mantë për udhëtarin që dëshiron të kursejë para: ata që nuk janë të lidhur me ditë specifike të nisjes dhe kthimit mund të shmangin datat më të njohura dhe të identifikojnë ofertat më të përshtatshme.

7.Pesë yjet me buxhet të ulët: A keni ardhur për të prenotuar në minutën e fundit? Atëherë shpërbleheni me një paketë fluturimi me hotele me 4* ose 58*, duke ju lejuar të merrni dhoma luksoze me një çmim deri në 40% më të ulët.

8.Zgjidhni destinacionin e duhur: Zgjidhja për të kursyer para pa hequr dorë nga kënaqësia e pushimeve është të zgjidhni destinacionin tuaj të verës me këto kritere: për shembull, vendet në të cilat kursi i këmbimit është i favorshëm dhe siguron kursime më të mëdha kur bëhet fjalë për të ngrënë dhe për të pirë.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top