Këshilla & Arsye

February 3, 2018 | 12:00

Tri pyetje rreth xhelozisë

Xhelozia… një ndjenjë komplekse dhe zhgënjyese, që fsheh shpesh frustracione dhe dëshira të parrëfyera… Është një lloj e keqeje e errët e çiftit, prej së cilës pak nga ne arrijnë të shpëtojnë. Një emocion që na bën të vuajmë tmerrësisht, që shkon edhe deri te dëshira për të vrarë… një ndjesi e thellë dhimbjeje, mungese, një shtrëngim zemre që na heq dëshirën për të jetuar. Ta njohim më mirë se si funksionon, na ndihmon ta zvogëlojmë, por duke njohur së pari veten.

Cila është origjina e xhelozisë?

Sipas psikanalistëve, mamaja e të gjitha xhelozive është ajo që provojmë në fëmijërinë e hershme. Një xhelozi e tmerrshme që na shenjon për jetë. Kur jemi xhelozë, në realitet jemi duke rijetuar dhimbjen e vjetër që kemi provuar qysh të vegjël, kur me lënien e gjirit kemi parë mamanë tonë të shkëputet prej nesh dhe papritmas jemi ndjerë të braktisur, të tradhtuar. Sipas psikanalistit Jacques Lacan, mënyra se si e kemi jetuar këtë dhimbje, të pashmangshme për të mundur të dalim nga shkrirja tërësore me mamanë, kushtëzon çdo raport tonin dashuror. Për disa ka qenë një dhimbje shumë e dhunshme. Dhe atëherë të etiketuar nga djegia e fortë e humbjes, asnjë dashuri s’mund të jetë mjaft e madhe për ta. Askush mjaft i devotshëm dhe i përkushtuar.

 

Kur kthehet në patologji?

Frojdi ka qenë i pari që ka mbështetur idenë se xhelozia është një ndjenjë e natyrshme. Nëse mungon, do të thotë se është e fshehur në pavetëdije, prej nga mund të ngrihet papritmas, me pasoja vështirësisht të kontrollueshme. “Në udhën e jetës janë normale një ose më shumë kriza xhelozie, – shpjegon Anna Barracco, psikologe e psikoterapeute në Milano. – Duhet të alarmohemi nëse bëhet një gjendje e vazhdueshme në të cilën nuk mendojmë tjetër veçse sikur jemi të tradhtuar nga partneri… për shembull, nëse kemi dëshirën për të ikur gjatë orarit të punës e për ta kontrolluar partnerin kudo ku ai është…”.

 

Si të shërohemi nga ajo?

“Të gjithë kemi strategji, shpesh të pandërgjegjshme mbrojtjeje. Disa njerëz blindohen emocionalisht: vrasin dashurinë, për të vrarë xhelozinë. Të tjerë shpikin ca gjëra të çuditshme si Eriku, 40 vjeç, që e ka shtyrë të shoqen në krahët e një tjetri. Ky burrë kërkon të çlirojë shpirtin nga xhelozia, duke i dhënë një fytyrë dhe një trup rivalit. Dhe kështu ndihet më pak i kërcënuar. Por ka mjekime më pak drastike: të shkruarit për shembull. Të rrëfesh mbi një fletë (ose në një video) vuajtjen tënde, ndihmon kapërcimin e saj. Xhelozia mund të fshehë një dëshirë edhe të pavetëdijshme për pabesi… Në këtë rast të hysh në terapi mund të arrish të menaxhosh më mirë ndjenjën. Pra, nëse nuk mundemi ta shmangim të qenit xhelozë, mundemi së paku të shmangim shkatërrimin prej saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top