Këshilla & Arsye

February 3, 2018 | 12:30

Pse bie në dashuri me atë person?

 

Si qenie njerëzore ne jemi konglomerat interesant të qëndrimeve, besimeve, dëshirave dhe aspiratave. Arsyeja se, pse bie në dashuri me një burrë apo grua të veçantë dhe jo me një tjetër është një sfidë që ka tërhequr vëmendjen e psikologëve për një kohë të gjatë. Emocionet janë të rrënjosura në trurin tonë në një mënyrë që është e vështirë për t’u kuptuar, ato depërtojnë në personalitetin dhe dëshirat tona në një mënyrë spontane dhe pothuajse magjike.

Tërheqja shpesh bazohet në disa nevoja që nuk i njohim, aspiratat dhe dëshirat që mund të shfaqen në lloje të caktuara të personave dhe jo tek të tjerët.

Të shkojmë më thellë …

Truri në dashuri

Sipas studiuesve kur truri bie në dashuri e humbet magjinë dhe lëviz drejt një bote të ftohtë, me të cilën kemi vendosur lidhje kimike dhe ndodh ajo gjendje e cila të bën të ndihesh sikur ke prekur qiellin me dorë

Por çfarë është ajo që e shkakton këtë proces në trurin tonë për t’u interesuar për një lloj të caktuar të personit dhe jo një tjetër?

Ngjashmëria familjare

Ndonjëherë ne tërhiqemi nga njerëz që na bëjnë të ndihemi mirë sepse na kujtojnë prindërit tanë në disa aspekte. Një fakt i tillë na sjell siguri dhe besim. Ne ndiejmë tërheqje sepse subjektet janë të njohura për ne dhe të jesh me ta na jep një ndjenjë këndshme afrmimiteti.

Korrespondenca

Një tjetër arsye është ajo e “korrespondencës”. Sipas shkencëtarëve, kur bie në dashuri, është shumë e rëndësishme të ndajmë përvoja të ngjashme, të kemi kaluar nëpër të njëjtat gjëra, të kemi shije dhe vlera të ngjashme. Është një mënyrë e mirë për të zgjedhur një partner për jetën, të gjitha këto aspekte e bëjnë jetën më të lehtë dhe më emocionuese. 

Admirimi

Ndodh që për dikë admirimi të kthehet në dashuri. Kjo na ndodh me atë person tek i cili shohim virtytet, aspiratat ose dimensionet që ne kemi kërkuar gjithmonë për veten tonë dhe nuk i kemi arritur në asnjë mënyrë. Zakonisht në këto raste tërheqja na çon drejt njerëzve të ndryshme nga ne: individë me vetë-besim dhe aventuresk, ndërsa ne jemi pak më të pasigurt dhe të turpshëm. Kundërshtarët tërhiqen sepse ato plotësojnë njëri-tjetrin.

Çështja e kimisë

Shumë studime konfirmojnë rëndësinë e të ashtuquajturave “feromone”. Ato janë substanca të sekretuara nga disa gjendra të pranishme në buzë, sqetull, qafë dhe ijë. Ato janë të padukshme dhe prodhojnë një erë që krijon ndjenja unike për çdo person, si të thuash na përcakton.

Këto janë arsyet që shjegojnë rënien në dashuri shpjegojnë pse ndihemi të tërhequr nga një lloj i caktuar i njerëzve dhe jo tek një tjetër. 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://psicoadvisor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top