Këshilla & Arsye

November 14, 2017 | 10:17

9 gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë që të bëheni i pasur dhe i suksesshëm

Kur bëhet fjalë për pasurinë dhe suksesin tonë, priremi të përqendrohemi në gjëra që duhet t’i fitojmë në të ardhmen për t’i bërë realitet ato vizione.

Megjithatë, janë disa zakone të rrënjosura që mund t’ju çojnë për poshtë.

Në mënyrë që të “kapni fluturimin” dhe të bëheni i suksesshëm, është e nevojshme që të vlerësoni me kujdes “bagazhin” tuaj shtesë.

Nëse doni të bëni një hap të madh drejt suksesit dhe të bëheni i pasur, duhet të hiqni dorë nga këto nëntë gjëra.

para

1.Dyshimi

“E kam ditur gjithnjë që do të isha i pasur. Nuk e kam vënë në dyshim në asnjë moment” – Warren Buffet.

Rrugëtimi juaj drejt suksesit nis në momentin kur ju e detyroni trurin tuaj ta besojë këtë gjë se ku doni të shkoni. Nëse vazhdoni të mendoni ndryshe, nuk duhet të prisni që suksesi t’ju ndjekë. Në vend që të jeni armiku më i keq i vetes, mendimet pozitive do t’ju frymëzojnë që të vazhdoni të arrini objektivat tuaja.

2.Vendime impulsive emocionale

Gjatë viteve të mia në financë, kam parë njerëz të hedhin nga dritarja vite të tëra planifikime për shkak të emocioneve. Kjo është një shumë e lehtë për t’u bërë në një mjedis pune stresues.

Kur njerëzit e suksesshëm e shohin veten në situata të ndryshme të nevrikosur, të mërzitur apo të frustruar, ata përpiqen të mos përfshihen nga emocione të tilla dhe nuk veprojnë në kësi situatash.
Akti i thjeshtë i të priturit derisa të mendojnë ftohtë, luan rol të rëndësishëm në suksesin e tyre.

3.Besimi te vetja

“Besimi te vetja vjen nga brenda. Përforcimet dhe përpjekjet e jashtme mund t’ju ndihmojnë, por ju duhet të ndërtoni besimin tuaj” – Steve Jobs.

Ju duhet të besoni në suksesin tuaj dhe kjo do të thotë që, edhe nëse nuk ju vjen mundësia e duhur, ju duhet të krijoni mundësinë tuaj.

4.Hiqni dorë nga kontrolli i çdo gjëje

Vëmendja jonë dhe vullneti janë të limituara. Nëse ju përpiqeni të kontrolloni çdo aspekt të jetës suaj, do të përfundoni që nuk do t’i kushtoni rëndësi asaj çka është vërtet e rëndësishme.

Ky nuk është një justifikim për të bërë një punë shkel e shko, por ju duhet të drejtoni gjithë përpjekjet tuaja në gjërat të cilat mund t’i kontrolloni. Nëse ju e lini veten të dilni nga zona juaj e komfortit dhe të mësoni një aftësi të re, duhet të pranoni se jo gjithçka do të mund ta bëni mirë. Të qenët fleksibël në një situatë të vështirë është një virtyt të cilin ju duhet ta praktikoni që të ndryshoni jetën tuaj.

5.T’u pëlqesh njerëzve

Është një xhungël aty jashtë. Të gjithë shqetësohen që të bien në sy, të jenë gjithnjë të parët, që të ndryshojnë rregullat e lojës. Ju duhet t’ia vërtetoni këtë vetes, duke mos pritur që të tjerët të besojnë tek ju dhe t’ju përgëzojnë.

Coo i Facebook, Sheryl Sandberg, ka thënë një herë se “Liderët duhet të kërkojë autenticitetin mbi perfeksionin”.
Hiqni dorë nga të bërit e gjërave për të mirën e të tjerëve – bëjini ato sepse ju përmbushin juve.

6.Loja e fajit

“Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç doni, nuk është faji i prindërve, ju duhet të përpiqeni të kuptoni nga gabimet tuaja, të mësoni prej tyre” – Bill Gates.

Nëse kësaj here nuk arrini ta bëni diçka mirë, mos u ankoni dhe mos ia hidhni fajin dikujt tjetër – do t’ju kushtojnë kohë dhe do të ndikojë negativisht.

Kini kurajën të merrni përgjegjësi për rezultatin e punës suaj dhe vendimet. Kjo do t’ju mësojë të jeni të përulur dhe do t’ju japë përvojën e duhur që do t’ju shërbejë të arrini qëllimet tuaja.

7.Të bërit e shumë gjërave njëkohësisht

Një studim i Universitetit të Kalifornisë, Berkely, gjeti se mesatarisht, punonjësve u duhen deri 25 minuta për të hyrë në një fazë produktiviteti.

Për këtë arsye, heqja dorë nga multitasking dhe përqendrimi i energjive në gjëra të rëndësishme është vendimtare për të qenë i suksesshëm. Duke vlerësuar kohën tuaj, duke i menduar ato si para, do t’ju motivojë që të punoni me përkushtim për ato çfarë synoni.

8.Kompania e keqe

Ophah Winfrey ka thënë një herë: “Rrethohuni vetëm nga njerëz ambicioz që ju shtyjnë të kërkoni më shumë”.

Me siguri e keni dëgjuar këtë këshillë kur ishit adoleshentë dhe studimet tregojnë se prindërit tuaj kishin të drejtë: Kompania për të cilën punoni ndikon në suksesin që do të arrini.
Por jo gjithmonë mund t’i zgjedhin njerëzit me të cilët bashkëpunojmë çdo ditë. Por ju keni aftësinë të kuptoni njerëzit negativë – dhe të injoroni energjinë e tyre negative – ky është një instrument për të pasur një mentalitet pozitiv.

9.Mos u dorëzoni

JK Rowling e cila u bë e pasur pasi u refuzua nga qindra shtëpi botuese, ka thënë dikur: “Është e pamundur të jetosh dhe të mos dështosh në diçka”.

Njerëzit e suksesshëm nuk e pranojnë “jo” si përgjigje. Përkundrazi ata gjejnë mënyra të reja për të shndërruar refuzimet në sukses. Mos kini frikë të provoni. Dështimi është terreni i duhur për suksesin tuaj, ndaj mos u dorëzoni.

Burimi: CNBC

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top