FB

December 17, 2024 | 7:01

9 gjëra që duhet të dini para se të martoheni në moshë të re

Nëse jeni ende në dilemë lexoni shkrimin!

martese

1.Ju do të ziheni (shumë!)

Të gjitha çiftet zihen, por arsyet tuaja do të jenë shokuese, pasi ju çdo gjë e mësoni nga njëri tjetri. Mungesa e parave do të jetë një nga arsyet e shumta. Në këto raste ajo që duhet të bëni është të komunikoni specifikisht për ato gjëra që ju shqetësojnë.

2.Do të keni probleme me xhelozinë

Kur je i ri është e vështirë të menaxhosh aq mirë emocionet, si xhelozia. Sepse në përgjithësi partnerët në moshë të re duan të jenë të parët dhe të vetmit.

3.Do të tërhiqeni nga njerëz të tjerë

Ka shumë njerëz të bukur rreth e rrotull, dhe kur martohesh i ri shumica e tyre janë single. Shikojini vetëm një herë dhe lërini të ikin, një shikim i dytë është ai që mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj.

4.Ju do keni nevojë për pak kohë vetëm

Gjatë muajit të mjaltit sigurisht çdo gjë është shumë bukur , por ditë pas dite të martesës ju do të ndjeni nevojën të kaloni pak kohë vetëm. Është OK! Pak kohë të ndarë do t’ju bëjë mirë, sepse kështu do t’ju marrë malli dhe do ta vlerësoni më shumë njëri tjetrin.

5.Të menaxhoni jetën tuaj mund të jetë një ngatërresë e vërtetë

Kur martohesh i ri ju kombinoni dy jetë në një! Duhet të ruani paratë apo më parë si ti fitoni ato. Vizioni për jetën duke u rritur ndryshon kështu që në këtë pikë do të ketë probleme serioze. Ajo që duhet të bëni është ta menaxhoni këtë proçes me maturi dhe qetësi.

6.Do të humbni disa miq single

Po, disa miq që i keni pasur gjithë jetën. Por disa thjeshtë do të largohen sepse kanë ndryshuar interesat. Ata duan të dalin e të takojnë njerëz të rinj, ndërsa jeta juaj ka tjetër fokus.

7.Seksi nuk do të jetë më kryefjala e marrëdhënies tuaj

Kur jeni të sapomartuar e keni shumë të vështirë të hiqni duart nga njëri-tjetri. Çdo ditë e keni sfidë, sa më shumë marrëdhënie. Por në fakt tanimë duhet më shumë, lidhja juaj duhet të shkojë në një tjëtër nivel.

8.Prindërit do futen në jetën tuaj

Kur ju ziheni, njëri nga ju do të dojë të flasë me një prind. Prindërit do të përfshihen në zënkat tuaja, megjithëse ata duan thjeshtë dhe vetëm të ndihmojnë shpeshherë kjo ndërhyrje mund të duket irrituese.

9.Duhet të bini në dashuri çdo ditë…

Një këshilltar martesash ka deklaruar se martesa nuk është një ndjenjë, por një vendim. Ka ditë kur do mendoni se nuk jeni në dashuri por dashuria është një vendim për të ndenjur dy edhe në kohë të vështira.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top