Mirëqenie

March 23, 2018 | 12:44

Disa ushtrime që i japin trupit zgjidhje të shumë problemeve

Kur vjen puna te humbja e peshës, shumë prej nesh besojnë se kjo është e mundur vetëm nëpërmjet stërvitjeve intensive apo dietave ushtarake.

Megjithatë, ushtrimet e fleksibilitetit janë gjithashtu të dobishme në përmirësimin e metabolizmit, qarkullimit të gjakut dhe madje edhe ndërtimin e muskujve!

Streçing, joga apo shumë ushtrime efikase në palestër mund të djegin dhjamin nëse praktikohen rregullisht.

Pse këto ushtrime janë me të vërtetë efektive:

  1. Ato djegin kalori. Ndoshta nuk mund të djegin të gjitha kaloritë e trupit, por një gjë është e sigurt se kur praktikohen këto ushtrime, në trup ka më shumë ndryshime se sa kur ulemi dhe e kalojmë jetën në një kolltuk.
  2. Ata përmirësojnë metabolizmin. Shumë prej këtyre gjërave ndihmojnë në balancimin e sistemit të tretjes.
  3. Ata zvogëlojnë stresin. Është më e vështirë për të humbur peshë nëse trupi juaj është i stresuar, pasi ajo tenton të ruajë yndyrën. Por nëse praktikoni këto ushtrime, jo vetëm që do të largoni stresin ditor, por edhe do të qëndroni të qetë dhe të balancuar.

Ata ndërtojnë muskujt. Secili nga këto paraqet grupe të ndryshme të muskujve në proces dhe për këtë arsye ju ndihmon të ndërtoni një trup më të fortë.

Ja pra, duhet të ndjekin çdo ushtrim për të arritur tek trupi i ëndrrave! Bashkohuni me ne për një stërvitje efektive që ju garantojmë se do të japë rezultate.

Le të prezantojmë disa nga ushtrimet efikase, të cilat mund t’i praktikoni si në shtëpi, palestër apo edhe në natyrë nëse brenda jush do të ketë pasion dhe motivim.

Ushtrimi i Kobrës

Kjo stërvitje synon të qetësojë dhe forcojë supet tuaja, shpinën, gjoksin, kraharorin, vithet.

Si ta kryeni:

  1. Shtrihuni me bark në dysheme, nga mesi e sipër bëni një përkulje si të Kobrës me krahët e shtrirë përpara.
  2. Ngrini lart trupin tuaj sipër;
  3. Pozicionoheni kokën prapa;
  4. Qëndroni në këtë pozicion për 20-30 sekonda.

Ushtrimi “90 Gradë”

Kjo stërvitje forcon pjesët e mëposhtme si: shpinën, vithet dhe pjesën e kofshëve.

Si ta kryeni:

  1. Uluni në dysheme, me një këmbë të shtrirë para jush, tjetra e përkulur në gjunjë dhe e kaluar mbi këmbën e parë.
  2. jepini trupit tuaj formën e këndit 90 gradë si në fotografi;
  3. Për 20-30 sekonda qëndroni në këtë pozicion pa lëvizur.

Ushtrimi i “Luftarakut”

Ky ushtrim synon: vithet tuaja, pjesën e fundshpinës dhe pjesën e legenit.

Si ta kryeni:

  1. Duke qëndruar në këmbë shtrini njërën këmbë nga prapa ndërsa këmbës tjetër jepini një formë 45 gradë si në fotografi.
  2. Shtrini krahët drejt tavanit;
  3. Qëndroni në këtë pozicion për 25-30 sekonda dhe pastaj ndërroni këmbët dhe përsëriteni.

Ushtrimi i “Urës”

Ky ushtrim është efektiv në forcimin e vitheve, fund-shpinës , këmbëve, dhe muskujve të barkut.

Si ta kryeni:

  1. Shtrihuni në kurriz, me krahët e shtrirë në anët tuaja, gjunjët e përkulur 90 gradë;
  2. Ngadalë ngrini trupin tuaj lart;
  1. Shtypni supet tuaja / pjesën e sipërme të shpinës në dysheme;
  2. Qëndroni në këtë pozicion për 10-15 sekonda.

Ushtrimi i Forcimit të Krahëve

Ky ushtrim synon të forcojë çdo muskul të krahëve.

Si ta kryeni:

  1. Ngrini këmbën tuaj të djathtë në krah, derisa gjunjët të jenë kërrusur 90 gradë;
  2. Këmba e majtë shtrihet drejt anës së majtë në dysheme, njësoj si në fotografi;
  3. Përthyeni këmbën tjetër duke formuar një kënd 90 gradë si në gjunjë.
  4. Qëndroni këtë pozicion për 25-30 sekonda dhe pastaj ndërroni anët.

Ushtrimi i shtrirjes së kofshëve nga brenda

Ky ushtrim forcon kofshët e brendshme dhe muskujt e shpinës.

Si ta kryeni:

  1. Uluni në dysheme me shpinën drejt;
  2. Bashkoni shputat e këmbëve tuaja, shtrijini gjunjët anash;
  3. Përdorni parakrahët tuaj, shtyni pak gjunjët drejt dyshemesë, duke ndjerë një shtrirje të butë dhe të qetë;
  4. Qëndroni në këtë pozicionin për 25-30 sekonda.

Ushtrimi shtrirë në dysheme me gjunjët sipër

Ky ushtrim forcon muskujt e sipërm, të mesëm dhe ata të pasmë.

Si ta kryeni:

  1. Shtrihuni në shpinë, pastaj bëjini të dyja gjunjët para dhe mbajini ato me krahët tuaj;
  2. Sillni gjunjët në kraharor derisa të ndjeni një shtrirje të butë;
  3. Qëndroni në këtë pozicion për 25-30 sekonda.

Ushtrimi i streçing të Tricepsit

Ky ushtrim synon forcimin e muskujve të pasmë, shpatullave, tricepsin, madje edhe muskujt e barkut tuaj.

Si ta kryeni:

  1. Qëndroni në këmbë dhe shtrini krahët lart;
  2. Përthyeni bërrylin tuaj deri sa të formojë kënd të drejtë dhe mbani bërrylin tjetër me dorën tuaj të djathtë;
  1. Butësisht tërhiqni bërrylat drejt kokës;
  2. Qëndroni në këtë pozicion për 15-20 sekonda, pastaj ndërroni krahët.

Ushtrimi i Përkuljes anash

Ky ushtrim synon të forcojë: muskujt tuaj të pasmë muskujt e barkut dhe shpatullat tuaja.

Si ta kryeni:

  1. Uluni në dysheme me këmbët kryq, ose  mund të uleni në një karrige nëse është më e rehatshme për ju;
  2. Ngrini krahun tuaj të majtë lart mbi kokën tuaj, mbështeteni në të majtë;
  3. Ndjeni një shtrirje të butë në anën tuaj të majtë;
  4. Qëndroni në këtë pozicion për 10-15 sekonda, pastaj ndërroni anët.

Ushtrimi “Përkulje”

Ky pozicion synon forcimin e muskujve të barkut, shpinën, dhe vitheve tuaj.

Si ta kryeni:

  1. Shtrihuni me bark, shtrini krahët mbrapa dhe lart;

2.Përthyeni gjunjët dhe mbani këmbët me duart tuaja;

  1. Mbajini majat e shpatullave poshtë ose pingul nga veshët tuaj;
  2. Qëndroni këtë pozicion për 20-30 sekonda.

Ushtrimi “Trekëndësh Mbi Tokë”

Ky ushtrim forcon këmbët tuaja, vithet, shpatullat, dhe krahët.

Si ta kryeni:

  1. Qëndroni me duart dhe gjunjët tuaj;
  2. Ndërsa jeni me gjoks nga toka, drejtoni krahët dhe gjunjët nga toka;
  3. Shtyjini këmbët tuaja drejt dyshemesë dhe kokën tuaj drejt këmbëve tuaja;
  4. Qëndroni në këtë pozicion për 15-20 sekonda.

Këto ushtrime intensive nuk kërkojnë ndonjë pajisje të veçantë, ju mund t’i kryeni në shtëpi ose në park!

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top