FB

March 15, 2024 | 6:06

9 gjërat që nëna ju fsheh

Ato na sjellin në jetë dhe nga ai moment, mendimi i tyre i vetëm është mirëqenia jonë. Nëse kemi mjaftueshëm për të ngrënë, nëse veshim rroba të ngrohta, nëse jemi të pastër dhe të rregullt, nëse kemi rregulluar dhomë apo kemi sistemuar shtratin…

Nënat tona janë gjithmonë aty për ne. Duket pothuajse qartë që ato nuk kanë asnjë interes tjetër në zemër përveçse lumturinë tonë. Megjithatë, shpeshherë ne harrojmë se edhe nënat janë njerëz, që kanë dëshira dhe jetën e tyre, dhe që shpesh e vënë veten në vend të dytë sepse dashuria për fëmijët është më e madhe dhe sepse shqetësohen më shumë për ta sesa për veten e tyre. Ka ardhur momenti t’ju zbulojmë të gjitha sekretet që çdo nënë bart me vete, çdo ditë, duke menduar për fëmijët e saj.

mamat

1. Ti je motivi për të cilin ka qarë shumë

Ka qarë nga gëzimi, sapo ka mësuar se ishte shtatzënë. Ka qarë nga lumturia kur më në fund të ka mbajtur në krahë. Ka qarë nga shqetësimi kur gjërat nuk shkonin mirë dhe nga krenaria për çdo hap të ri që keni bërë gjatë rrugëtimit të jetës.

2. Edhe ajo do copën e fundit të ushqimit

Por, natyrisht, ju thotë se është e ngopur, kur vë re se ti dëshiron ende të hash. Për dashurinë e pastër kundrejt jush, ajo heq dorë. Dhe nuk kufizohet t’ju japë copën e fundit të tortës, por shumë më tepër gjatë jetës në përgjithësi.

3. Është gjithnjë e shqetësuar për ty

Edhe para se ti të lindje, ka bërë gjithçka për të të ruajtur nga gjërat e këqija. Kur qëndroje jashtë deri vonë, të ka pritur. Jo për të shqetësuar, por për t’u siguruar që ti ishe mirë. Nuk ka rëndësi nëse është e sëmurë apo zemërthyer. Ajo do t’ju qëndrojë gjithmonë në krah. Gjithmonë.

4. Ka vuajtur. Herë pas here

Lindja jote ka qenë dhembja fizike më e madhe që një person mund të perceptojë. Edhe nëntë muajt e parë të jetë nuk kanë qenë aspak të lehtë. Në vazhdim, e keni lënduar duke e kafshuar, ndërkohë që ajo ju jepte për të pirë, i keni tërhequr flokët, i keni shkelmuar. Por mjaftonte buzëqeshja juaj për ta bërë të harronte çdo gjë.

5. Ajo nuk është e përkryer

Ndoshta vëmendja e saj ndonjëherë ju ka nervozuar. Ndoshta nuk ka bërë çdo gjë mirë nga sa ti prisje. Por ajo gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën dhe padyshim është kritikja më e madhe e vetes.

6. I pëlqen të të shohë

Për të është jashtëzakonisht e vështirë të hedhë shikimin tjetërkund. Pasi, më në fund ke rënë në gjumë, pas një nate pa gjumë, dhe pastaj jeni zgjuar sërish me buzëqeshje, atë natë i është ngrohur zemra jashtëzakonisht.

7. Kur ke qarë, i është përmbysur bota

Çdo ngashërim i juaji, është një thikë në zemër. Për të nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa t’ju bëjë të lumtur.

8. T’ju lërë të shkoni, është një humbje e tmerrshme

Ajo e di që në fillim se jeta juaj do të bëhet nga hapa të vegjël. Çdo hap është i vështirë për të, edhe nëse bëhet fjalë për dashurinë tuaj të parë apo për një apartament të marrë me qira. Ajo që juve ju duket një çast i shkurtër, për të zgjat pafundësisht. Kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë.

9. Do bënte çdo gjë nga fillimi

Përkundër të gjitha dhimbjeve dhe çfarë ka humbur, dashuria dhe gëzimi që ushqen kundrejt jush, janë gjithmonë e më të mëdha dhe të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse do të bënte çdo gjë nga e para. Sepse ajo të do.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top