Këshilla & Arsye

February 2, 2018 | 13:52

9 të vërtetat e një marrëdhënieje që askush nuk do t’i besojë

 

Gjithkush e di se marrëdhëniet janë të vështira dhe sado që përpiqen për ta ruajtur atë ndonjëherë  zhgënjehen. Sigurisht, përveç marrëdhënies tuaj. Kjo është ndryshe. Ose siç do të besojë gjithësekush.

Më poshtë janë listuar disa të dhëna të vërteta, por mjaft të vështira për t’u pranuar në lidhje me romancën moderne. Nëse mund të pranoni këto ide paksa shqetësuese, do të ketë shumë mundësi që të keni një partneritet të lumtur dhe përmbushës.

Shpesh na tërheqin njerëzit që më vonë do të na përzënë

Ndërsa kërkonte zakonet dhe personalitetin për librin e saj “The Four Tendencies”, Gretchen Rubin vërejti një fenomen të veçantë. Njerëzit që ajo i etiketon “rebelë” shpesh shoqëroheshin romantikisht me njerëzit që ajo i etiketonte “detyrues”.

Nëse jeni një person që jetoni sipas një orari me kalimin e kohës kjo risi mund të zhduket dhe këto dy qasje të ndryshme mund të vijnë në konflikt. 

Ka më pak gjasa që të ndaheni nëse keni një kafshë ose një llogari të përbashkët bankare

Këtë fenomen Psikologët e quajnë “kufizime materiale”. Me sa duket, kjo është për shkak se është më e vështirë të distancosh veten nga marrëdhënia kur nuk janë vetëm dy persona. Pra, është pak e pakëndshme të mendosh paraprakisht për atë që do të bësh nëse marrëdhënia do të shpërbëhej.

2Pasioni mund të zbehet në marrëdhënien tuaj

Ju dhe partneri juaj mund të mos shihni gjithmonë lumturi siç keni bërë në fazat e hershme të marrëdhënies tuaj. Rachel Sussman, një ekspert marrëdhëniesh dhe këshilltar martese në New York City, shprehet se rënia e pasionit në një marrëdhënie është krejtësisht normale, por ju mund ta joshni atë përsëri.

Njëra prej strategjive është që të provoni një aktivitet të ri dhe emocionues së bashku. 

Ndonjëherë do të ndiheni pa fat në lidhjen tuaj

Lumturia e plotë është e vështirë të arrihet në jetë dhe veçanërisht në një marrëdhënie.

Shumë njerëz kanë pritshmëri joreale për marrëdhënien e tyre

Ruth Westheimer – i njohur si Dr. Ruth – ka dhe këshilluar shumë njerëz për marrëdhëniet e tyre dhe jetën seksuale. Një konkluzion i përgjithshëm që ajo ka arritur është se shumica e njerëzve kanë shpresa të paarsyeshme për romancë.

Westheimer shprehet se: “Hollivudi dhe filmat na tregojnë se yjet duhet të ndizen çdo natë,” duke shtuar, që “Kjo nuk është realitet i jetës”.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të jesh seksualisht i shkolluar dhe të presësh se çmund të sjellë marrëdhënia juaj.

Ju dhe partneri juaj mund të mos jeni gjithmonë në një mendje  

Ja një mendim i frikshëm: Personi me të cilin je i lumtur sot mund të mos jetë personi me të cilin do të jesh i lumtur përgjithmonë.

Eli Finkel, i cili është një psikolog në Universitetin Northwestern, një profesor në Shkollën e Menaxhimit të Kellogg dhe autori i librit “The All-or-Nothing Marriage”, shprehet: “Edhe nëse arrijmë pajtueshmërinë në martesë, nuk ka garanci se kjo përputhshmëri do të mbetet e fortë gjatë kohës “.

Ka më shumë mundësi të divorcoheni nëse jeni më pak të arsimuar

Finkel ndau një tjetër pikëpamje shqetësuese: “Njerëzit që janë relativisht të paarsimuar kanë shkallë më të lartë të divorcit dhe një normë më të ulët martese dhe kur ata janë të martuar, martesat tentojnë të mos jenë aq të kënaqshme”.

Edhe ekspertët e  marrëdhënieve luftojnë me konfliktin në martesat e tyre

Ju mund të lexoni dhjetëra libra dhe artikuj mbi shkencën e marrëdhënieve, mund të shihni një këshilltar çiftesh, mund të stërviteni në çiftet e terapisë dhe akoma do të hasni në konflikt me partnerin tuaj.

Çelësi për të kaluar me sukses këtë konfliktështë të qëndroni kurioz.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top