Lifestyle

February 2, 2018 | 13:08

Gina Lollobrigida merr yllin e saj në Hollywood: “Jam befasuar nga e gjithë kjo dashuri”

Jam befasuar me të vërtetë. Nuk e prisja të kthehesha në Hollywood pas kaq shumë vitesh dhe të gjeja gjithë këtë dashuri. Të të dojë publiku i gjithë botës është një gjë që më ka emocionuar dhe vazhdon të më emocionojë”.

ginaKy ishte mesazhi i yllit të kinematografisë botërore, Gina Lollobrigida e cila ka shkëlqyer në “Walk of Fame” në Hollivud, pasi ka parë të vendosur edhe yllin që mbante emrin e saj. Aktorja 91-vjeçare fluturoi drejt Los Anxhelos për të marrë shpërblimin e merituar në botën e kinemasë hollivudiane. Ylli i saj mban numrin 2.628 në mesin e atyre në bulevardin e famshëm.

Diva mbahet mend në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj në film, ku të gjithë e donin: “Kurrë nuk do ta harroj dashurinë e Hollivudit dhe kinemasë ndaj meje, por që më vonë m’u desh të bëja diçka tjetër”, tregoi aktorja para të pranishme.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi tgcom.it

gina gina1 gina3 gina4

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top