Të dëgjoheni, të ndani, të dini të shprehni me çiltërsi dëshirat tuaja dhe nevojat, është baza e një marrëdhënieje të suksesshme. Po ju, si komunikoni? Dini të kuptoheni?
Bashkëjetesë, miqësi e ngrohtë, marrëdhënie në çift krejt e plotë, projekte për t’u bërë prindër, ndarje përgjegjësish për menaxhimin e të mirave të përbashkëta. Sipas Jacques Salomé, psikosociolog, është e rëndësishme t’i jepet një emër të dy komponentëve përbërës të marrëdhënies dhe në fund t’i lejohet gjithsecilit ta përcaktojë, për të reflektuar më mirë në lidhje me pritshmëritë e ndërsjella.
Duhet kurajë për të kuptuar se çfarë provon në të vërtetë. Zbulimi se ndjenjat e tjetrit kanë ndryshuar, shpesh është i vështirë të pranohet. Por të flasësh për dashurinë sidomos në çaste të vështira, lejon të vihet pika mbi dëshirën e thellë për të vazhduar apo jo të ecësh krah tjetrit. Dhe të komunikosh me partnerin.
Një nga pikat themelore të raportit në çift: nevoja për të qenë autonomë, për të mos u bërë të varur për të mos molepsur marrëdhënien me praninë e një personi të huaj për çiftin, të një “të treti” afektiv, ende shumë të rëndësishëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.