Marrëdhënie

May 22, 2018 | 12:26

A dini të komunikoni në çift? Nevoja e parë, të qenit autonomë!

Të dëgjoheni, të ndani, të dini të shprehni me çiltërsi dëshirat tuaja dhe nevojat, është baza e një marrëdhënieje të suksesshme. Po ju, si komunikoni? Dini të kuptoheni?

Jacques Salomé, psikosociolog

Jacques Salomé, psikosociolog

Të ndihesh i lirë për të kërkuar, dhënë, pranuar dhe refuzuar është baza e një marrëdhënieje të suksesshme. Mbyllja në vetvete përkundrazi gjeneron ndjesinë e të qenit i pa kuptuar, i pavlerësuar për atë që je. Ndjesinë që nuk shpërblehesh dhe nuk krijon një shkëmbim të çiltër emocionesh. Rreziku është që raporti të bëhet me sens unik dhe rutina të kërcënojë ekuilibrin e çiftit.

primo-figlio

Bashkëjetesë, miqësi e ngrohtë, marrëdhënie në çift krejt e plotë, projekte për t’u bërë prindër, ndarje përgjegjësish për menaxhimin e të mirave të përbashkëta. Është e rëndësishme t’i jepet një emër të dy komponentëve përbërës të marrëdhënies dhe në fund t’i lejohet gjithsecilit ta përcaktojë, për të reflektuar më mirë në lidhje me pritshmëritë e ndërsjella.

Duhet kurajë për të kuptuar se çfarë provon në të vërtetë. Zbulimi se ndjenjat e tjetrit kanë ndryshuar, shpesh është i vështirë të pranohet. Por të flasësh për dashurinë sidomos në çaste të vështira, lejon të vihet pika mbi dëshirën e thellë për të vazhduar apo jo të ecësh krah tjetrit. Dhe të komunikosh me partnerin.

Një nga pikat themelore të raportit në çift: nevoja për të qenë autonomë, për të mos u bërë të varur për të mos molepsur marrëdhënien me praninë e një personi të huaj për çiftin, të një “të treti” afektiv, ende shumë të rëndësishëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top