Në fokus

December 7, 2020 | 8:04

A do të duhet të vaksinohen ata që kanë kaluar Covid?

Përgjigjja është po, por komisioneri i emergjencave italiane, Domenico Arcuri, ka bërë të qartë se përparësi do t’u jepet atyre që nuk kanë hasur kurrë në infeksion. Plani për të arritur imunitetin e tufës është deri në shtator.

domenico-arcuri-ansa-2-2-2

“Ata që janë të infektuar, në fund të infeksionit janë imunë për një periudhë të caktuar. Është më pak urgjente të vaksinohen ata që gëzojnë këtë periudhë imuniteti. Këta njerëz gjithashtu do të vaksinohen, por ata nuk do të jenë të parët apo të dytët “. Komisioneri i emergjencave italiane Domenico Arcuri, njoftoi në një emision televiziv për fushatën masive të vaksinimit kundër koronavirusit, e cila do të fillojë në Itali në fund të muajit janar.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, do të arrijnë deri në 28 milion doza, 57 milion në të dytin, 74 milion në të tretin dhe 35 milion në tremujorin e katërt. Për të marrë 8 milionët e fundit në tremujorin e parë të vitit 2022. Të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësorë, pastaj banorët dhe punëtonjësit e shtëpive të të moshuarve. Së treti, njerëzit në moshë të thyer dhe me patologji që mund t’i bëjnë ata të prekshëm. Dhe pastaj gjithë të tjerët. Dhe në mesin e këtyre gjithashtu njerëz që tashmë kanë dalë pozitivë nga tamponi. Por ata ndoshta do të jenë të fundit që do të marrin serumin. Arcuri përsëriti se “nëse respektohen afatet” deri në shtator “do të jemi në gjendje të vaksinojmë deri në 60 milion italianë”.

nanofiber-mask-black

“Duke supozuar që institutet evropiane dhe italiane të certifikimit do të autorizojnë gjashtë vaksinat në fazën përfundimtare të testimit midis fundit të janarit 2021 dhe marsit 2022, do të kemi 202 milion doza vaksinash në Itali. Pra nëse planifikimi respektohet, në 15 muaj do të kemi 202 milion doza. Të gjithë njerëzit që jetojnë në Itali duhet të kenë mundësinë të vaksinohen, brenda kufijve të hierarkisë së përparësive dhe rregullave”, tha komisioneri i jashtëzakonshëm.

Në rastin e vaksinave, për ata që tashmë kanë kaluar virusin, ndërhyri edhe virologu Ilaria Capua, i cili mendon saktësisht si Arcuri për këtë temë. “Ata që kanë kaluar tashmë Covid-19 nuk duhet të jenë ndër të parët që do të vaksinohen”, tha ai për “L’aria di Domenica”, në La7. “Midis të rikuperuarve, ka nga ata që kanë zhvilluar antitrupa që përdoren edhe si terapi plazmatike, të tjerët më pak. Duhet vlerësuar. Për sa i përket pozitivëve asimptomatikë, në përgjithësi vaksinimi kur një infeksion është në zhvillim është i gabuar, ndaj duhet shmangur. Por, edhe këtu, do të duhet të vlerësojmë me kujdes situatën”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top