Studim

December 7, 2020 | 8:04

Pse nuk duhet të flasim kurrë me të huaj?

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Një nga mësimet e para që një prind i jep fëmijës së tij është të mos flasë me të huaj. “Mos flisni kurrë me të huaj!”. Sa e përshtatshme është kjo këshillë në fund të fundit? Shumë prej nesh kanë në mendje se i huaji i keq do të jetë një figurë e errët e frikshme, e cila do të na mashtrojë duke na ofruar ëmbëlsira, dhe sigurisht që këtu e shkelin shumica e njerëzve.

Të huajt me të vërtetë të rrezikshëm nuk janë të frikshëm dhe as nuk janë thjesht burra. Ata mund të jenë të çdo moshe, çdo gjinie, çdo kombësie, çdo, çdo, çdo… dhe natyrisht truket e pafund dhe tepër të zgjuara janë shpikur për të mashtruar një fëmijë.

Ja disa këshilla praktike që çdo prind mund t’u transmetojë fëmijëve të tyre.

Çfarë duhet të dinë prindërit?

1.Kujtojini fëmijës tuaj që të rriturit nuk u kërkojnë fëmijëve ndihmë.

2.Ne e zëvendësojmë fjalën “i huaj” me “dinak”, sepse pamja, feja dhe kombësia nuk luajnë asnjë rol.

3.Kushdo që e njeh fëmijën pak a shumë mund të jetë dinak. Fqinji… Kushdo që përpiqet ta bëjë një fëmijë të mos i’u bindet rregullave ose të dëmtojë trupin e tij është dinak.

4.Ne e dëgjojmë fëmijën tonë! Nëse, për shembull, ai nuk dëshiron të mbetet vetëm me një person specifik, siç është dadoja, një i afërm, një mik i familjes, ne nuk e trysnojmë atë por duhet të hetojmë në mënyrë diskrete arsyet e tij pse i shmanget.

5.Ne krijojmë një plan veprimi dhe përgatisim fëmijët tanë në rast se ata humbin në një qendër tregtare ose nëse dikush u kërkon atyre udhëzime ose ndihmë.

6.Asnjëherë mos shkruani emrin e fëmijës në pjesën e jashtme të rrobave ose çantës së tij. I ligu mund t’i afrohet duke thënë emrin e tij.

7.Ne e inkurajojmë fëmijën tonë të besojë në instinktin e tij. “Nëse nuk ndjehet rehat, diçka mund të mos jetë në rregull.”

8.Ne vendosim një rregull themelor të familjes: “Në familjen tonë nuk kemi sekrete, veçanërisht me të rriturit e tjerë”.

9.Ne i kushtojmë kohë të konsiderueshme fëmijës tonë. I ligu do të përfitojë nga etja e fëmijës për vëmendje.

10.Ne nuk e detyrojmë fëmijën të përqafojë ose puthë dikë nëse ai nuk dëshiron. Fëmija mund të shprehë ndjenjat e tij siç dëshiron që në moshë shumë të re.

11.Ne e dimë se cilët janë njerëzit që vijnë në kontakt të përditshëm me të në shkollë dhe aktivitetet e tij të tjera.

12.Ne gjithmonë kemi kanale të hapura të komunikimit me fëmijën tonë, në mënyrë që ai të ndihet rehat të vijë të na tregojë nëse diçka e shqetëson atë.

13.Ne i mësojmë konceptet e sigurisë në një mënyrë të ëmbël dhe të relaksuar. Taktikat e ngacmimit e bëjnë fëmijën të frikësuar dhe nuk është e nevojshme.

10-general-safety-rules-you-should-teach-your-children

Çfarë duhet të dinë fëmijët?

1.Trupi im është imi! (ose unë jam zot i trupit tim!).

2.Unë e di emrin tim, adresën time, numrin tim dhe emrat e prindërve të mi. (Mos harroni, fëmijët duhet të dinë numrat celularë të prindërve të tyre!)

3.Të rriturit që janë të sigurt nuk kërkojnë ndihmë nga fëmijët! (shkoni te të rriturit nëse kanë nevojë për ndihmë).

4.Unë nuk shkoj askund dhe nuk marr asgjë nga dikush që nuk e njoh.

5.Para se të shkoj diku, të ndryshoj planet e mia, para se të hipi në një makinë të dikujt tjetër të njohur, së pari duhet të pyes një kujdestar. Nëse nuk mund të pyes, përgjigja është JO!

6.Pjesët e trupit që mbulojnë rrobat e banjës janë SEKRET.

7.Nuk kam nevojë të jem i sjellshëm nëse dikush më bën të trembem ose të mos ndihem mirë. Mund të them JO… edhe një të rrituri, nëse është e nevojshme.

8.Unë nuk mbaj sekrete…, veçanërisht nëse dikush më bën të trembem ose të ndjehem në mënyrë të pakëndshme (asnjë i rritur nuk duhet t’i thotë një fëmije të mbajë sekret)

9.Nëse humbas në një vend publik, mund të ndaloj dhe të bërtas ose të shkoj te një nënë me fëmijë dhe të kërkoj ndihmë.

10.Unë gjithmonë duhet të dëgjoj zërin brenda meje, veçanërisht nëse më thotë se “diçka nuk është në rregull”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top