Lifestyle

December 8, 2016 | 11:24

A do të shoqëroheshit me një person më të shkurtër se ju?

Është zyrtare:  shtalartësia ka rëndësi. Konsensusi i përgjithshëm në mesin e femrave heteroseksuale është se shtatlartësia e një  mashkulli është aspekt i rëndësishëm për t’u marrë parasysh kur shoqëroheni me dikë.  Shtatlartësia është relative, natyrisht, por rregulli i përgjithshëm është se një njeri rreth  167.6 centimetra konsiderohet “i shkurtër”.

Meshkujt shtatlartë konsiderohen më “mbrojtës” dhe të bëjnë të ndjehesh ‘delikate’, edhe pse statistikat konfirmojnë se në përgjithësi, gratë preferojnë burra shtatlartë.

Sipas studimit meshkujt edhe femrat preferojnë të njëjtën gjë, por femrat kanë më pak dëshirë të dalin me një burrë më të shkurtër se ato.

Studimi i kryer nga Universiteti Rice dhe Universiteti i Teksasit të Veriut arriti në përfundimin se vetëm 13% e meshkujve pranuan se do ta refuzonin një femër më shtatlartë se ata.

Megjithatë, ka shumë personalitete të famshme që nuk e kanë marrë parasysh këtë fakt.

Sipas YouGov, shtatlartësia ideale për një femër është 167.6 centimetra dhe 180.34 për një mashkull. Gjithashtu studimi thekson se kur kërkojnë për një partner femrat konsiderojnë  shtatlartësinë 160.02 centimetra “tepër të shkurtër”, dhe mbi 190.5 “shumë të gjatë”. Përsëri, kjo është e gjitha relative.

1 2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top