Këshilla & Arsye

September 10, 2018 | 11:55

A doni të bëni karrierë? Tregohuni të vëmendshme ndaj ngjyrës së flokëve (dhe jo vetëm)

Sipas shkencës, pamja e jashtme e një gruaje vazhdon të jetë e rëndësishme dhe mund të ndikojë në një promovim të mundshëm

Karakteristikat kryesore

Ndonëse vitet e fundit janë bërë përparime të konsiderueshme në lidhje me barazinë në punë, sipas shkencës pamja e jashtme vazhdon të ketë rëndësinë e saj nëse doni të bëni karrierë. Siç është konfirmuar nga një studim i raportuar në Business Insider, mënyra se si dukeni (d.m.th. si jeni dhe si jeni veshur) ndikon fuqishëm në perceptimin e të tjerëve në statusin tuaj financiar, autoritetin tuaj, besueshmërinë tuaj dhe përshtatshmërinë tuaj.

 

Të jesh atraktiv (por jo shumë)

Kur është fjala për rekrutimin, studimet tregojnë se ata që janë tërheqës priren të jenë më të aftë dhe kompetentë. Megjithatë, kur dikush lëviz përpara në hierarkinë e kompanisë, e njëjta karakteristikë mund të jetë një pengesë. “Sapo gratë të fitojnë një pozicion menaxherial dhe me pushtet, bukuria bëhet një barrë për shkak të stereotipeve që atraktiviteti është i papajtueshëm me aftësitë”, thotë profesori i Universitetit të Çikagos në CNN, Profesor Jaclyn Ëong.

Brune (ose zeshkane) është më mirë

Është shumë irrituese të mendosh se ngjyra e flokëve mund të ndikojë në karrierën e një gruaje, por me sa duket burrat i konsiderojnë flokët kafe ose të zeza më kompetente sesa biondet. Dhe prova vjen nga tre studime të kryera nga hulumtuesit në Universitetin e British Columbia, se si 100 burra i gjykonin gratë CEO, në bazë të ngjyrës së flokëve: për sa i përket aspektit atraktiv përgjigja ishte për biondet, ndërsa për sa u përket aftësive të lidershipit, më të afta u konsideruan ato me flokët kafe (ose të zeza).

Veshja është përcaktuese

Një sjellje profesionale kalon nga veshjet: prandaj duhet të ndiqni sugjerimin e psikologut Jennifer Baumgartner dhe, në rast se doni një promovim, vishuni sikur ta kishit marrë atë. “Rrobat tuaja duhet të kenë një përshtatje të përsosur, e cila është shenjë e suksesit. Dhe kjo nuk do të thotë pantallona që janë shumë të lirshme ose shumë të ngushta”, shpjegon Glamour.

Make-up dhe besueshmëria

Siç raportohet nga ëebsite Body + Soul, një studim i Universitetit të Harvardit ka gjetur një lidhje mes përdorimit të kozmetikës dhe mënyrës së gjykimit të një gruaje në aspektin e besueshmërisë dhe kompetencës. Në të vërtetë, kur pjesëmarrësit e studimit duhej të vlerësonin tre grupe grash me sa duket shumë (natyrore, profesionale ose moderne), ato të lyera konsideroheshin më kompetente se ato pa make-up.

Toni i zërit

Edhe toni i zërit mund të ndikojë në vizionin e një gruaje në vendin e punës. “Për gratë që kanë një zë të veçantë akut, gjithmonë sugjeroj zvogëlimin e tonit vokal dhe shprehjen e fjalëve në mënyrë të qartë, veçanërisht në momentet kyçe të takimeve, sepse në këtë mënyrë ata japin një ide për një siguri më të madhe”, shpjegon për Daily Mail konsulenti australian Sue Ellson, i cili gjithashtu rekomandon ndërtimin e një rrjeti të mirë të marrëdhënieve dhe aleancave.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.corriere.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top