Mirëqenie

September 10, 2018 | 12:14

Rëndësia e kolagjenit në trup dhe burimet ku ta sigurojmë atë…

Kolagjeni është një nga proteinat më të pranishme në organizmin tonë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë. Funksioni i saj është të mbajë qelizat e gjalla dhe të sigurojë elasticitet, rigjenerim të lëkurës, indeve dhe kockave. Por sa dimë ne për këtë proteinë?

Emri i saj vjen nga greqishtja që do të thotë “gjeneron ngjitës” dhe prodhohet në mënyrë natyrale nga organizmi. E përbërë nga aminoacide, fibrat e saj formojnë një rrjet ku zhvillohen dhe riprodhohen qeliza.

Ka gjetur përdorim të gjerë në botën e bukurisë estetike, pasi është thelbësore për ruajtjen e freskisë së lëkurës, indeve lidhëse, zhvillimit të kockave. Madje me kalimin e kohës, kolagjeni është një armë që lufton ndaj osteoporozës.

Si ta merrni? Kolagjeni gjendet me shumicë në mishin e kafshëve, dhe mund të merret duke shijuar një supë të mirë, apo tek veza dhe tek perimet, sidomos kërpudhat.

Një këshillë e vlefshme! Kujdes me dietën, pasi konsumi i sheqernave dhe karbohidrateve të përpunuara pengon prodhimin e kolagjenit.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top