Marrëdhënie

August 22, 2018 | 9:08

A duhet lënë një martesë që nuk ka seks? Babai që nuk ka kryer marrëdhënie për shtatë vjet kërkon këshilla

Babai i dy fëmijëve ka zbuluar se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij që kur u martuan, shtatë vjet më parë dhe ajo i ka thënë atij se nuk do që të ketë marrëdhënie intime.

Në një postim të bërë nën emrin Anom D në faqen e prindërve Netmums, babai i shqetësuar pranoi se kishte kërkuar ilaçe për të ulur epshin pasi partnerja e tij, me të cilën ka 11 vjet, refuzoi këshillimin që të përpiqej të ndizte përsëri shkëndijën në jetën e tyre të dashurisë.

Ai ka shkruar: “Unë kam një dëshirë seksuale të lartë, por gruaja ime jo – ajo pranon se nuk dëshiron seks, ajo thotë se nuk e ka gëzuar kurrë seksin, kjo është gjë e re për mua, pasi kur u lidhëm së bashku ishte e mrekullueshme”.

Ai tha se marrëdhënia në çift, pas lindjes së fëmijëve , të cilët tani janë gjashtë dhe dhjetë, ka dështuar.

Ai ka shtuar: “Ajo ka vetëbesim shumë të ulët dhe megjithëse i jap shumë dashuri, i them gjërat e duhura, në të kaluarën i blija gjërat e saj të bukura, të brendshme të bukura, punon disa orë në javë, madje edhe gatuaj shumicën e darkave .

“Por kohët e fundit ndjej se jeta po humbet dhe gruaja ime vetëm thotë se nuk është problemi i saj, ajo nuk dëshiron të këshillohet ose… të shkoj te mjeku, pasi nuk ka asgjë të keqe”.

Pas këtij parashtrimi ai zbuloi dilemën nëse duhet të qëndronte në këtë marrëdhënie apo ta linte dhe të rrezikonte ndarjen familjare, ai tha: “Pra, çfarë të bëj unë, të largohem dhe të rrezikoj marrjen e fëmijëve apo të qëndroj me të duke e ditur se kurrë nuk do të kem marrëdhënie seksuale . A është kjo normale, a ka çifte të tjerë atje në të njëjtën pozitë? ‘

Përdoruesit e Netmums-it ishin të shpejtë për t’i ofruar këshillat e tyre.

Rebecca M shkroi: ‘Ndoshta gruaja jote është në depresion ose ka ndonjë çështje tjetër themelore? Mund të ketë një lidhje tjetër? Mund të jeni fizikisht të ndryshuar? Janë fëmijët / puna që e lodh atë? Mund të ketë një numër arsyesh që kanë çuar në atë gjendje”.

Të tjerë ndanë tregimet e tyre të epshit të ulët, duke përfshirë edhe një baba tjetër, i cili tha se ndihej sikur “duhej të lidhte shtatë planetë” para se gruaja e tij të merrte parasysh kryerjen e marrëdhënieve intime.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top