Këshilla & Arsye

April 30, 2018 | 11:14

A duhet t’i tregoni një punëdhënësi potencial që jeni shtatzënë?

Një grua shtatzënë ka ndezur një debat, pasi ka pranuar se nuk e di nëse duhet t’i tregojë punëdhënësit të saj potencialë që ajo pret një fëmijë, para se t’i ofrojnë asaj një punë.

Përdoruesja e Mumsnet, e cila është 18 javëshe, kishte mbetur shtatzënë përpara se punëdhënësi i saj aktual ta njoftonte se rrezikonte të shkurtohej nga puna. Pak kohë më pas ajo tha se ishte kontaktuar për një pozicion të ri.

Përdoruesja, e njohur si Znj.Caecilius, është në fazën e intervistës përfundimtare për punën e re, por ngurron t’i tregojë shefit të saj të mundshëm rreth shtatzënisë së saj, sepse ajo ka frikë se po humbet shanset për t’u përzgjedhur.

Ajo tha se burri i saj e ka këshilluar atë të tregojë para se t’i ofrojnë një punë, por duke u ndjerë në mëdyshje, ajo pyeti njerëzit në forumin prindëror për mendimet e tyre në një postim që tërhoqi më shumë se 150 komente.

Shumë përdorues e inkurajuan atë që ta mbajë shtatzëninë e saj sekret, duke vënë në dukje se ligjërisht ajo nuk është e detyruar ta zbulojë atë.

Znj. Casecilius shpjegoi se pasi mësoi se ishte në rrezik për t’u shkurtuar nga pozicioni i saj i tanishëm, e bren shqetësimi se mund të mbetet e papunë dhe shtatzënë, pa të ardhura për të mbuluar lejen e lindjes.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top