Posta

April 30, 2018 | 11:55

POSTA nga Juliana Dulla / “Më ofendojnë se flas shumë”, reflektoni se përse kanë rëndësi detajet për ju

E dashur psikologe si fillim përshëndetje! Unë jam një vajzë 30 vjeçe dhe dua të bëj një pyetje lidhur me një shqetësim timin. E meta ime është që kur flas me njerëzit i shpjegoj gjërat me shumë detaje dhe kur dua të shpjegoj diçka më ndodh ndonjëherë të përmend edhe persona që nuk janë prezent gjatë bisedës dhe kjo më ka krijuar konflikte me njerëzit dhe më thonë që jam shumë llafazane dhe e pabesë sepse unë flas të vërtetën dhe kam humbur shumë njerëz nga kjo gjë por unë nuk mundem ta shmang dot vesin që kam sepse kështu jam mësuar të flas. Unë nuk gënjej dhe gjithmonë tregohem e drejtë me njerëzit e se kuptoj pse ata sillen me mua keq duke më ofenduar për mirësinë që unë përcjell. Ju lutem më jepni një mendim.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Përshëndetje! Mënyra e komunikimit ndonjëherë është çështje komplekse sepse jo të gjithë kemi të njëjtën mënyrë të shprehuri. Lodhja nga e përditshmja i bën njerëzit që të jenë jo të gatshëm apo të duruar për të dëgjuar një bisedë deri në fund. Ndodh edhe që bisedat të mos jenë në interesin e të dyja palëve. Shpjegimi i detajeve tregon se ju u kushtoni rëndësi edhe gjërave mjaft te vogla që ndoshta nuk janë të rëndësishme për t’u treguar apo edhe për t’u marr për bazë nga bashkëbiseduesi. Në fakt kur të tretët përmenden gjatë bisedimeve në mungesë të prezencës së tyre normal që ndodhin dhe keqkuptime. E drejta jo gjithmonë është e njëjtë për të gjithë, kjo varet nga këndvështrimi i gjithsecilit, çfarë është e drejtë për ju nuk është e drejtë për dikë tjetër.

Ndodh ndonjëherë që egoja jonë na imponon që të jemi ne ata që i vendosim pikë bisedës. Në momente të caktuara ndjejmë nevojën për ta bërë interesante bisedën mes miqsh. Unë ju ftoj të mendoni dhe të reflektoni se përse kanë rëndësi detajet për ju? Po kur përfshini personat e tjerë e bëni për të konkretizuar atë që thoni, ndoshta për të qenë më bindëse?

Burimi | http://intervista.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top