FB

December 1, 2022 | 7:10

A e ke pyetur ndonjëherë veten pse zemërohemi me ata që duam?

Sa herë na ndodh të tregojmë më të keqen tonë me njerëzit që duam? Një moskujdes i vogël, një ngacmim nga ana e një miku të dashur, një fëmije, një prindi ose partnerit tonë është e mjaftueshme për të shkaktuar tek ne një reagim të furishëm zemërimi.

Sipas studiuesve, në kohë rreziku, mendja jonë nuk bën dallimin mes sigurisë sonë dhe asaj të njerëzve që na interesojnë.Ata zbuluan gjithashtu, se zonat e trurit që janë përgjegjëse për t’iu përgjigjur kërcënimit të rrezikut, hyjnë në lojë kur një mik është në rrezik, në thelb identike me aktivitetin e shkaktuar kur rreziku është unik për veten.

Megjithatë, kur kërcënimi ka të bëjë me një të panjohur, këto zona të trurit tregojnë pak aktivitet. Sipas  një eksperti të shëndetit mendor , zbulimi tregon aftësinë e trurit për t’u integruar, në mënyrë që njerëzit e dashur të bëhen pjesë e vetvetes. Prandaj, të lëndosh ata që do, në këtë këndvështrim nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të mbrojtur veten.

Si mund ta ndryshosh qëndrimin e zemëruar?

Nuk mjafton thjesht të pranosh të keqen që u ke bërë atyre që ke lënduar, duke shprehur pendim të sinqertë dhe duke kërkuar falje; Mos harro se nuk mund ta detyrosh dikë të të falë. Ajo do të ketë nevojë për kohën e tij ose të saj për të trajtuar shkeljet. Faljet nuk i fshijnë fyerjet e bëra në momentin e zemërimit: plagët mbeten. Pasi të jeni të vetëdijshëm për shkatërrimin e sjelljes suaj, përpiquni të kuptoni se cilat mendime dhe emocione mund të shkaktojnë krizën e zemërimit.

Një zgjidhje për të prishur këtë model është të forcosh vlerësimin për veten dhe të kuptosh se sjellja negative ndaj njerëzve të dashur, kur i konsiderojmë të urryera, janë një shfaqje e mërzisë që po ndien ndaj vetes. Në fakt, shumë nga ata që e tregojnë veten “të zemëruar ndaj të dashurve të tyre”, e bëjnë këtë pikërisht për të kundërshtuar vetëvlerësimin e tyre të keq.

Prandaj, është thelbësore të rritim empatinë. Edhe nëse je i bindur se ke të drejtë, duhet të përpiqesh pak, siç thonë ata, që të vësh veten në këpucët e të tjerëve. Të kuptosh pikëpamje të ndryshme dhe t’i pranosh ato do të thotë të zgjerosh vizionin tënd dhe pse jo të mësojm disa kritika për veten.

 

 

 

Burimi/Psicoadvisor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top