Në fokus

September 12, 2017 | 9:03

A ekziston balanca punë-jetë?

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan iu gëzuan para pak ditësh lindjes së fëmijës së tyre të dytë, vajzës August. Me këtë rast, CEO dhe themeluesi i Facebook vendosi të marrë dy muaj leje atësie.

1

Nëse Zuckerberg është i gatshëm të bëj një hap pas për të marrë pak kohë pushim, sipërmarrës të tjerë kanë një mendim shumë të ndryshëm kur bëhet fjalë për ekuilibrin punë-jetë.
Sheryl Sandberg, drejtuesja e lartë operative në Facebook, është e mendimit se koncepti punë-jetë nuk ekziston – dhe nuk është e vetmja që e mendon këtë.

“Mendoj se njerëzit që flasin për ekuilibrin punë – jetë, e kanë gabim”, – thotë Steve Blank (akademik, autor, sipërmarrës në Sillicon Valley), i cili “vendosi të shkojë në shtëpi” dhe të rrisë fëmijët pasi kompania e tij e fundit u bë e famshme. “Mendoj se nëse ju investoni në shtëpi, kjo nuk ka pse të jetë e balancuar. [Investimi juaj] duhet të jetë në familje.

Elon Musk

Musk nuk është sipërmarrësi më i pasur (ende jo) por është një nga njerëzit më interesantë të kohës, mes Tesla, Space X dhe “hobit” të tij “Boring Company” – dhe mos harroni rolin e tij të rëndësishëm në PayPal.
Ai është martuar dhe ndarë tre herë, dy herë me gruan e dytë, aktoren britanike Talulah Riley. Ndërsa me gruan e parë, Justine Wilson, humbën fëmijën e parë, por më pas patën pesë fëmijë – binjakë dhe trinjakë.

Shkrimtari Eric Mack thotë se i bëri përshtypje një koment i Musk në një event në vitin 2013, kur ai këmbëngulte se di të menaxhojë ekuilibrin punë – jetë, por ai vijon të punojë edhe kur është me ta. “Ata nuk kanë nevojë për një vëmendje konstante, vetëm në rastin kur ju flisni drejtpërdrejt me ta”, tha Musk.

Steve Jobs

Steve Jobs nuk foli asnjëherë veçanërisht rreth ekuilibrit punë dhe jetë private. Por themeluesi i Apple, vizioni i të cilit çoi në krijimin e shumë pajisjeve inteligjente, që i përdorim sot, kishte disa thënie të tjera interesante. Një ndër më të njohurat është: “Koha juaj është e limituar kështu mos e shpërdoroni duke jetuar jetën e dikujt tjetër”.

Është një thënie e bukur, shpesh nëse e interpretoni si “mos ndiq planin e dikujt tjetër për ty”. Por ndoshta është e nevojshme ta konsiderojmë si në kontekstin e suksesit profesional si në atë të dështimeve në jetën private të Steve Jobs. Në të gjitha pikëpamjet ai ishte i tmerrshëm në ekuilibrin jetë profesionale – jetë private, deri në atë pikë sa i mohoi atësinë së bijës. Pra nëse e shohim në këtë këndvështrim, mund të interpretohet edhe si mos vini nevojat e të tjerëve para nevojave tuaja. A mos është ky përkufizimi i egoizmit?

Richard Branson, biznesmen anglez, investitor, filantropist, themelues i Virgin Group

67-vjeçari është martuar prej 30 vjetësh me gruan e tij, Joan Templeman. Humbën një fëmijë kur ishte vetëm 4 ditë në vitin 1979, ndërsa sot kanë një djalë dhe një vajzë.
“Nuk do të ishta këtu ku jam sot, po të mos ishte për familjen time”, shkroi ai vitin e kaluar në një artikull me titull The Importance of Work-Life Balance (Rëndësia e ekuilibrit punë-jetës). Kur isha i ri dhe sapo kisha hapur një biznes, prindërit më inkurajuan dhe mbështetën shpirtin tim sipërmarrës. Jam përpjekur të veproj njësoj edhe me fëmijët e mi, dhe e konsideroj prioritare të kaloj kohë me ta dhe bashkëshorten time, Joan.

Sara Blakely, themeluese e Spanx

“Hoqa dorë nga puna me kohë të plotë e të qenët nënë për të qenë në krye të një tjetër pune me kohë të plotë tek Spanx dhe më pak nisa të pyes veten se pse isha kaq e lodhur. Fillova të vërej ndryshime më shëndetin tim dhe nuk mund të mendoja qartë. Mendoj se kjo gjë u ndodh shumë grave. Nuk ka një manual dhe nuk ka një mënyrë për t’u përgatitur vërtet. Unë jam ende një punë në progres”.

Zig Ziglar, autor amerikan, folës motivues

“Besoj se të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh ekuilibër në shumë fusha të jetës. Ju nuk mund ta konsideroni veten të suksesshëm në aspektin profesional nëse jeta juaj pritate është në kaos”.

Gary W. Keller, themeluese e Keller Williams Realty International

“Puna është një top plastik. Nëse e hedh, ai do t’ju kthehet mbrapsht. Ndërsa topat e tjerë – familja, shëndeti, miqtë, integrimi – janë prej xhami. Nëse hidhni një prej tyre ai do të thyhet, shkatërrohet”.

Jack Welch, drejtues ekzekutiv, amerikan, inxhinier kimik. Gjatë 1981 – 2001 ishte CEO në General Electric

“Nuk ka një ekuilibër midis punës dhe jetës. Ju bëni gjithnjë zgjedhje mes jetës profesionale dhe asaj private dhe ato kanë pasoja”.

Ev Williams, është një programues amerikan dhe themelues i kompanive të ndryshme të internetit

“Dështimi i kompanisë suaj nuk është një dështim në jetë. Dështimi në marrëdhëniet tuaja është i tillë”.

 

*Bill Murphy J., drejtues operacionesh, Some Spider dhe themelues i ProGhostëriters.com
Burimi: INC/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top