Në fokus

September 6, 2017 | 11:12

A është ADHD apo fëmija është i përgjumur?

Fëmijët nuk i mendojnë gjithmonë gjërat dhe ndonjëherë mund të jenë impulsivë. Por kur paparashikueshmëria shoqërohet nga sjellje hiperaktive dhe ndryshimet në humor ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, diagnoza është pothuajse gjithmonë e njëjtë: ADHD.

1

Ekspertët në SH.B.A. vlerësojnë se fëmijët me këto simptoma bëjnë 6 milionë vizita mjekësore në vit. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, 8 nga 10 prej tyre do të përfundojnë me një recetë për një ilaç stimulues të sistemit nervor qendror si Ritalin, Focalin ose Adderall.

Ideja e mjekimit të një fëmije në një moshë të vogël është e pakonceptueshme për shumë prindër. Sidoqoftë, shumica e prindërve do të ndjekin këshillën e pediatërve – pavarësisht nga efektet anësore që mund të prodhojnë këto droga – sepse duan që fëmijët e tyre të ndihen më mirë.

Po sikur gjumi të funksiononte po aq mirë?

Shkencëtarët tani janë duke propozuar që shumë nga ADHD mund të jenë fëmijë që vuajnë mungesën e gjumit të rregullt cirkadik. Studimi sugjeron se gati 75 përqind e fëmijëve dhe të rriturve me ADHD kanë gjithashtu probleme me gjumin. Deri më tani, këto janë menduar të jenë çështje të ndara, por Sandra Kooij, profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit VU, Amsterdam, themeluese dhe kryetare e Rrjetit Europian Adult ADHD, thotë ndryshe:

“Ka hulumtime të gjera që tregojnë se njerëzit me ADHD gjithashtu kanë tendencë të shfaqin probleme të gjumit. Ajo që ne po bëjmë këtu është ta çojmë këtë shoqëri në hapin e ardhshëm logjik:  Të gjitha provat ekzistuese dëshmojnë se, ADHD dhe problemet cirkadike ndërthururen në shumicën e pacientëve “, shkruan ajo.

Për shkak se ritmi i ditës dhe natës është i trazuar nga mungesa e gjumit, mund të trazohen edhe proceset fizike, si temperatura e trupit, modelet e lëvizjes dhe koha e ngrënies…

“Nëse shqyrtoni provat, duket gjithnjë e më shumë se ADHD dhe mungesa e gjumit janë dy anët e së njëjtës medalje fiziologjike dhe mendore”, shkruan Kooij.

Pra, pyetja mbetet për t’u bërë është: A shkakton ADHD pagjumësi apo pagjumësia shkakton ADHD?

“Nëse është kjo e fundit” thotë Kooij,“atëherë ne mund të jemi në gjendje të trajtojmë disa ADHD me metoda jo-farmakologjike, të tilla si ndryshimi i dritës ose modelet e gjumit dhe të parandalojmë ndikimin negativ të humbjes kronike të gjumit në shëndet”.

Megjithëse ne ende nuk e dimë përgjigjen, është e sigurt të supozojmë se së shpejti do të zhvillohen më shumë teste.

Mbani një sy në të vegjlit tuaj, sigurohuni që ata po flenë mjaftueshëm,përpara se të filloni medikamente për të modifikuar çështjet e sjelljes!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top