Pika referimi

October 25, 2015 | 10:00

“A është e mërzitshme të jesh mashkull?”

eljan taniniEljan Tanini

Gratë janë një gjumë i ëmbël për t’u fjetur. Them gjumë, sepse nuk mund të bëjmë asgjë pa të, do të shkatërroheshim. E jo vetëm kaq. Pa dashur të bëj shumë emërime, thjesht dua të tregoj diçka fare të shkurtër. Një situatë që më rrethon. Pa u pozicionuar si i gjithëdijshëm. Të qenurit grua të bën të jesh në qendër gjithmonë, në joshje apo mundim. E jo vetëm kaq. Ka gra me ngjyrë dhe pa ngjyrë. Disa nga këto të fundit i njoh më mirë, ashtu si botën materiale. Në çdo një grua është edhe një burrë, ndoshta më shumë se një. Nuk njeh asgjë në të qenurin delikatesë, në çdo gjë do të bëjë policin. Të tilla bëhen gjelbërim ushtarakësh e policësh që i fryjnë bilbilit në rrugë dhe bërtasin. Madje për meshkujt kur janë kaq të egra, kanë kënaqësi ta bëjnë në atë moment mbi makinë. Apo ato t’i lidhin në krevatin me hekura dhë të bëjnë ç’ të duan me ta. E kundërta e atyre që pëlqejnë të lidhin meshkujt, janë ato që duan të lidhin femrat apo t’i rrahin ato. Sa me dëshirë shkon në dhunë shoqëria jonë! ç’është kjo dëshirë e madhe për dhunë? Janë po ato që bëhen si artiste të marra dhe përgjithësisht nga artet, shprehin hapur çdo gjë, të forta në karakter dhe njëkohësisht rebele, eksituese. Mund t’i shohësh bashkë me mashkullin e tyre, duke u puthur si të marra në fundin e bar – kafesë, në shkallët e fakultetit, në stolat e parkut, ose edhe diku tjetër ku mund të mendosh. Përsëri për mospasje rryme dhe si kundrafanatizmë pak janë lesbike, e shprehin hapur. Ato shkojnë me dikë thjesht për t’u çliruar nga stresi i përditshëm, nuk pëlqejnë një lidhje të gjatë, ose kjo e fundit mund të zgjasë vetëm për t’u kënaqur. Përsëri ky lloj karakteri pëlqen mashkullin, por më shumë do të bëjë rolin e të fortës në një dashuri me një femër. Nga ato të ardhurat nga kush e di se ku. Në këtë kastë futen ato nga zona larg urbanizimit social. Ato nga provinca që duan të tregojnë emancipim, dhe ato nga provinca a fshati që duan të zënë një burrë të mirë për t’u martuar që unë i quaj lloji “Hirushe budallaqe pa princ”. Në të shumtën shkëmbehet interesi i vaginës me të qëndruarin në qytet. Kështu mashkulli budalla nuk kupton asgjë, duke u mburrur se ka marrë një grua të mirë. Brenda këtij lloji hyn ai i ish – varfanjakes, më të rrezikshmes. Kur ka fituar mirë dhe është në një pozite me para, gjen plot mënyra për të shfrytëzuar dhe për të bërë të vështirë çdo gjë. Sidomos kur janë në poste drejtimi të larta. Te Hirushja, është edhe ajo që mjaftohet me një mashkull të çfarëdollojshëm, të martohet me të “vetëm aman të rri në kryeqytet”. Ka vajza, por ka edhe gra. Ka gra, por edhe vajza që duan të jenë mama. Këtë rol duan ta bëjnë shumë shpejt, të shtyra nga familja, por edhe nga ato vetë për të qenë disi më të pavarura. Duan të kenë paranë, por edhe burrin në familjen që dëshirojnë. Disa janë studioze, as të bukura dhe as të shëmtuara në një delikatesë interesante, disa janë të hidhura gjer në shëmti, por që kanë para dhe të ofendojnë shpesh, ndërsa të tjera janë të shëmtuara te nxjerrin belin dhe gjoksin. Këto janë ato që nuk duan të thonë se ku banojnë, nga vijnë apo nga janë: ajo e tipit taka – Tallava! Të shumtat e tyre fillojnë punë në ndonjë butik shitëse rrobash, pastaj kalojnë edhe nga gomat e rënda të pronarit, por edhe nga ai vetë. Ato që janë të bukura dihet, fjetësia e tyre idiote nuk mendon gjë tjeter përveç sa e shohin dhe sa bihen në sy. Të shëmtuarat kanë një lloj hakmarrjeje në sy. Lloji i minikuçkës që pëlqen shumë të nxjerrë hiret e saj në kafe, fakultet apo kudo tjetër. Më falni, Fuckultet në këtë rast. Kuptohet pjesët e gjoksit, të mollaqeve (herë me tanga të kuqe, herë pa asgjë poshtë pantallonave) dhe kur vjen në një ambient publik, në momentin që ulet lëviz shtrati i ulët i pantallonave që të bën të kthesh kokën. Ngjajnë shpesh si të palara, përpiqen të kursejnë atë pak para për t’u depiluar, por edhe për ndonjë kafe të rastit. Sa më shumë të lyerje, aq me mirë dhe megjithëse të hollat s’mjaftojnë rrobat i gjen andej – këndej, duke i këmbyer me shoqet. Ky lloj lisharsi bën sikur ka përvojë të paparë për çdo gjë. Nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr hiret, ngado, duke pirë cigare dhe kundërmuar era alkool e duke folur si burrë injorant. Vajza, por edhe qendër shikimi njëkohësisht. Përsëri banka e tyre ndahet në të bukura dhe të shëmtuara. Shumë të tjera që janë gra, një moshë rreth 40-50 përpiqen të mbahen, të vishen, të llamarinosen. Kjo është gjë e mirë, por që në shikimin e parë të japin një dëshirë për të qenë mendjemëdha dhe sunduese, arrogante dhe të dashura të mira, me xhinse të ngushta dhe me hire të shfaqura për t’u parë dhe për t’i parë; me zhurmën e rëndë të takave në ritëm sundues, duke luajtur rolin e së bukurës. A janë këto zonja apo zonjusha? Nuk e di… E kundërta e gjithë këtij lloji, është një grua apo vajzë e qetë, e bukur dhë shumë e thjeshtë, e një urtësie që mendon për mirë dhe që nuk dëshiron kurrë të shfaqet për të parë familjen e vet. Shpesh, ka dëshirën për të mos u martuar. Do të bëhet murgeshë, ose është me syze dhe do t’u futet studimeve shkencore. Pranë këtij lloji, ato më të egrat dhe si më shumë beqare e quajnë mendimin e tyre gjeni dhe kujtojnë se është më i rëndi. A ka ndonjë që të jetë shumë e bukur, por edhe shumë studioze njëkohësisht? Mund edhe të ketë, unë një njoh deri tani. Duke përfunduar pranë llojit të fundit që është e dhënë pas kënaqësive të saj personale e nuk pyet shumë për të tjerë, që pëlqen shumë seksin dhe dashurinë por që nuk dëshiron ta shfaqë, duke ruajtur vetminë e saj. Ky tip ka probleme me meshkujt dhe kërkon në pafundësi mashkullin e përsosur. Ka një zgjuarsi të mirë. A mund të ishte e tëra kjo krijimi i gruas së parë…!? I themi femër, për ta larguar nga e mira e frytshme që na jep një grua, duke e parë atë si më të plotë dhe më të përgjegjshme. Fola disi për vajzën dhe gruan, të gjitha këto që më rrethojnë të cilat i njoh. Unë nuk jam gjithënjohës vajzash apo grash, thjesht kam patur lidhjen time dhe kjo më pëlqen shumë, sepse ajo ka një delikatesë të ëmbël. Mbi të gjitha të qetëson, është një njomësi e butë. Por lloje të tilla nuk rrinë asnjëherë pranë nesh, jo se nuk duan, por kështu rrjedh fati i momentit e i çon larg. Mendova kaq shumë, sa pyetja ime do përgjigje: “A është e mërzitshme të jesh mashkull?” JO e madhe, kënaqësi që nuk mund të krahasohet me asgjë, as nuk mund të kthehet si të duash për të kënaqur unin dhe Veten apo për të përdorur gjininë tjetër. Por të gjitha ndodhin.

 

* * * Ato që lajnë e fshijnë, që vetëm fëmijë dinë të bëjnë e që me pak fjalë i kanë bërë shërbëtore të trullosura të familjes së madhe. Më mirë për ato që lumturohen shumë të reja se po bëhen nëna dhe më në fund të pavarura nga familja e parë. Ato që lypin, mbledhin kanoçe me karrocë e qese, shesin qumësht me bidona Fante dhe Koka – Kole. Punonjëse pastrimi kush e di se ku, gurëthyese në Malsi. Atje ku shesin fara dhe banane me shumë pak buzëkuq në buzë, veshur me të zeza, flokë që u ka ikur boja që kur s’mbahet mend. Ndoshta janë gra minatori. Po ato që e kanë burrin gjallë, a mendojnë për të vazhduar një jetë të fortë seksuale?! Ndoshta burri masturbon, se ka kohë që nuk e ka bërë me gruan e tij! Ja një humbje e marteses sa për të bërë fëmijë. Ndoshta ajo nuk e pranon se ai është pijanec ose ka vese të tjera më keq se aq. Ai është një shishe pa tapë. Por ndonjërës prej tyre i kujtohet që megjithse kishte problemet e saj veneriane apo afërditeske (le t’i quajmë si të duam), e kishte lajmëruar burrin që të mos ta bënin për një kohë. Ai i pirë, e kishte përdhunuar. Ajo shtatzënë, mendonte së fëmija i saj do të kishte një nishan të kuq, të madh në faqe në një moshë. Do të mbante përherë turpin e babait të asaj nate. Të ta shkruajnë që në faqe, se si ishte babai dhe familja jote. Taka e lartë serioze vazhdon, më joshëse se kurrë. Tashmë është bërë profesore në fakultet, më strikte, ngacmuese, indiferente, hedhje poshtë mendimesh (edhe kur ke të drejtë), shtrënguese notash (për t’i dhënë fytyrës së saj më tepër autoritet). Me e shëmtuara vazhdon në ripërsëri me hakmarrjen e saj të brendshme. Të vetmet, ashtu të përkushtuara më duket se kanë mbetur mamatë tona që kanë mbi shpinë traditën e stërgjysheve: te gjitha detajet shihen dhe shijohen. Sa e lumtur është shitësja e vaginës, ka fituar kaq shumë para me dëshirën e saj, tani pret të fillojë një jetë të re dhe shoqëria ta pranojë ashtu siç është me djalin e saj tre – vjeçar. Ajo është një tapë pa shishe. E rihap me intelektualisten e bareve tona që lexon kaq shumë në plazh me zhurmë dhe në bar kafe me njerëz që nuk e dinë pse janë aty. Ajo lexon, me fare pak fjalë bën sikur lexon që të kerkohet nga princi i kaltër i librave! Pfffffff! Dhe në fund, ne meshkujt ankohemi: Kur do hapen shtëpitë publike?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top