Mirëqenie

October 25, 2015 | 11:00

Skuqja, shprehje e emocioneve

isidaNga: Isida Lalaj

Psikologe Klinike

Emocioni është një përgjigje ndaj një ngacmuesi i cili shkakton eksitim fiziologjik, ndjenjë subjektive, interpretim konjitiv dhe sjellje të dukshme. Fytyra është nga të parat dhe më aktivet për shprehjen e emocioneve. Që nga Darvin e këndej, shumë teoricien mendojnë se fytyra zbulon një tërësi emocionale bazë që mund të identifikohen e dallohen edhe nga vëzhgues të pakultivuar. Ka disa kanale komunikimi jo verbal që lidhen me mënyrën e të shprehurit të mesazhit, shprehja e fytyrës, shkëlqimi i syve, skuqja fytyrës, lëvizjet e trupit, ngritja lart e vetullave apo qepallave. Secili prej këtyre kanaleve është i aftë të shprehë një mesazh të caktuar. Ne do të ndalemi te skuqja e fytyrës.

Fytyra mund të jetë një burim i pasur me informacione. Për të shpjeguar universalitetin e lidhjes emocion–shprehje. Ekmon sugjeroi që shprehjet e emocioneve drejtohen nga një program efektiv fytyror. Ky program që vepron si një kompjuter, aktivizohet kur përjetohet një emocion i veçantë. Sapo shkaktohet emocioni, programi shkakton një tërësi impulsesh neurologjike dhe që aktivizojnë muskujt duke shfaqur një shprehje unike të fytyrës.

Klasifikimi emocioneve

Caroll Izard përkufizoi 8 emocione bazë:

interesi

gëzimi

habia

trishtimi

zemërimi

neveria

përbuzja

frika

Secili prej këtyre emocioneve ka degëzimin e vet nervor deri në tru, ka reagimin e vet dhe ndjenjën e vet subjektive. Disa  nga kategoritë e tipave të turpshëm, të ndjeshëm, emocionalë apo impulsivë, janë  individë të cilët në situata të tilla, kur ndjejnë rrezikun e vlerës së personalitetit të tyre dhe kur ndjejnë se i kanoset humbja e diçkaje nga dinjiteti i tyre, për të cilën ata janë të vetëdijshëm,   menjëherë reagojnë me një ngjyrosje të kuqe në mollëzat e tyre në faqe, në qafë dhe në gjoks.

Këshilla

Sfidoni ndjenjën tuaj të turpit apo frikës

Rrisni sigurinë në vetvete

Rrisni vetëbesimin

Rrisni optimizmin individual

Bëni mini prova para familjarëve apo para pasqyrës duke monologuar ose dialoguar për të mposhtur skuqjen tuaj

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top