FB

November 7, 2023 | 8:00

A është nota e rëndësishme për rritjen e një studenti? Ja çfarë pohojnë psikologët

Sipas Emanuela Confalonieri, psikologe e zhvillimit dhe edukimit, profesoreshë në Universitetin Katolik të Milanos, “Gjëja e rëndësishme nuk janë notat, por dëshira për t’u kthyer në shkollë “.

Ekspertja, në një intervistë të gjatë vë në dyshim logjikën e pyetjeve dhe notën sepse në këtë kontekst të veçantë, sipas saj, ishte e nevojshme një shkollë me një “tjetër planifikim dhe kapacitet organizativ”. “A është edukative dhe mësimore t’i pyesni për diçka që ata tashmë e dinë se mund të mos e dinë? Ky është dyshimi që paraqet Dr. Confalonieri, duke përsëritur që stafi mësimdhënës mund të dijë që një klasë arrin me aftësi të humbura për të menaxhuar dhe rikuperuar në verë dhe në fillim të vitit pasues dhe për të përdorur muajt prill, maj dhe qershorin për të ndërtuar dhe rikuperuar grupin e klasës. Mund dhe duhet të ishte një mundësi “për të rishikuar metodat e vlerësimit”.

Mund të kishte qenë një vit që të shfrytëzohej për të kuptuar se si po vepronin studentët sesa të përqendroheshin në ato që kishin mësuar, duke favorizuar më shumë aspektin e motivimit sepse pavarësisht se ishte një vit shkollor që i pa mësuesit të punonin dy herë më shumë sesa në vitet e mëparshme, ekziston rreziku i lartë për të patur studentë tepër të pamotivuar vitin e ardhshëm.

Urgjenca shëndetësore, bllokimi i gjatë, ndryshimi i zakoneve do të ketë pasoja në sjelljen, motivimet dhe rritjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Nota mund të minojë besimin e djemve

Psikologia Orma bën një argument krejt tjetër në arsyetim, por jo në përmbajtje. Në faqen e saj të internetit ajo rithekson kundërshtimin e saj të plotë për notat sepse prodhon “efekte katastrofike”. Ajo e konsideron vlerësimin të rrezikshëm sepse “nxënësit i afrohen lëndëve dhe studiojnë me qëllimin e vetëm dhe t’u cilësuar të paktën të mjaftueshëm. Studentët shpesh nuk arrijnë ta lidhin notën me pyetjen ose detyrën, por e asimilojnë atë tek personi i tyre. “Disa gjykime negative janë të mjaftueshme që ajo notë të bëhet identiteti i tyre”

Më pas notat kthehen në gurë të rëndë që djemtë ngarkojnë mbi vete dhe që në fund të fundit kushtëzojnë jetën e tyre, një lloj frena dore që mund të ngadalësojnë rrugën e tyre të rritjes, zhvillimet e mundshme të profesionalizmit të tyre dhe gjithashtu të ndikojnë në karrierën e tyre të ardhshme të punës. Një paralajmërim që mjeku u dërgon gjithashtu prindërve është: mos i pyetni kurrë fëmijët tuaj se çfarë notë keni marrë, por: çfarë mësuat sot në shkollë? Çfarë mendoni për atë lëndë apo këtë lëndë?

Çfarë duhet të bëjë shkolla?

Objektivi i shkollës, i prindërve dhe i mësuesve nuk duhet të jetë ai i konkursit në klasa, por gara duhet të shërbejë vetëm për të tejkaluar veten për t’u përmirësuar, ndërsa është edhe më e rëndësishme të stimuloni interesat, kuriozitetin dhe dashurinë për lëndën. Shkolla duhet të jetë në gjendje të hapë kufijtë e mendjes, të ndezë pasionet, të identifikojë dhe të kultivojë talentet, të rrisë dallimet. Shkolla duhet të jetë një agjent mbështetës për të gjetur rrugën e duhur të rritjes, vendin e humbur prej kohësh të shoqërisë dhe marrëdhënies, sepse të mësuarit zhvillohet së bashku me shoqërizimin. Si përfundim, shkolla duhet të jetë vendi ku rriten fëmijët, pa etiketime dhe kufizime.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top