FB

April 12, 2024 | 7:16

A ia vlen të qëndrosh i/e martuar për hir të fëmijëve?

Sot për shumë çifte, martesa është një zyrtarizim i marrëdhënies që u jep të drejta të ndryshme.

Në një epokë ku stereotipet dhe paragjykimet po përmbysen, disa po vënë në dyshim dobinë e martesës, e sidomos në rastet kur ajo “trazohet” disi. Por pyetja që po shtrohet në masë është: A duhet të martohemi (ose të qëndrojmë të martuar) për hir të fëmijëve?

Sipas psikologëve, provat nuk janë të qarta nëse është më mirë që fëmijët të kenë prindër të martuar. Ajo që duket nga shqyrtimi i të gjithë parametrave është se ata që kanë prindër me të ardhura të mjaftueshme e jo domosdoshmërisht të martuar, janë më mirë.

A e rrit martesa mirëqenien?

Studimet thonë se partneri duhet parë si një person që shkon sipas sistemit tonë të vlerave dhe qëllimeve të jetës. Qëllimi s’duhet të jetë te paratë, por te puna e përbashkët për të siguruar gjithçka nevojitet.

A mund të shpëtojë një fëmijë martesën?

Dy të rritur dhe të pavarur, bëhen bashkë për të ndërtuar fillimisht një version më të fortë dhe më të dashur të tyre, dhe më pas një familje. Pra, fëmijët nuk duhet të jenë e vetmja hallkë lidhëse e një martese, por më tepër rezultat i dashurisë së dy njerëzve që me vetëdije zgjedhin t’i sjellin në jetë. Fëmijët nuk duhet të ndihen përgjegjës as për ruajtjen e as për prishjen e një martese.

Sekreti i një martese të suksesshme qëndron te dashuria, besimi dhe zhvillimi i secilit partner.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top