Këshilla & Arsye

December 5, 2017 | 9:18

A janë paratë faktori kryesor kur zgjedhim një punë?

Paratë duket se nuk janë më arsyeja më e madhe që i motivon njerëzit të shkojnë në punë çdo ditë. Ky është rezultati i një studimi të ri drejtuar nga MetLife, i cili gjeti se 9 persona në 10 do të zgjidhnin një kompani, vlerat e së cilës përputhen me vlerat e tyre, se sa një punë që paguan më shumë. Madje ata janë të gatshëm të pranojnë edhe një ulje të pagës, vetëm e vetëm që këto vlera të jenë të njëjtat!

Discussing business strategies

Punonjësit do të pranonin të punonin me rreth 21 për qind më pak të pagës. Rezultatet nuk kufizohen vetëm tek punonjësit me pagë të lartë.

“Puna po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e identitetit të njerëzve” – thotë Jon Ritcher, zv.president i kompanisë MetLife. “Ndërkohë që puna dhe jeta ndërthuren bashkë, puna bëhet pjesë e imazhit personal të një personi. Njerëzit duan që vendi i punës t’i mbështesë dhe t’i mbështesë ashtu siç e shohin dhe perceptojnë jetën”.

Studimi mori në pyetje më shumë se 1000 punonjës më shumë se 21 vjeç nga sektorë të ndryshëm industrialë – çfarë kërkonin ata para se të përzgjidhnin një vend pune. Tre të katërtat e të intervistuarve thanë se donin një kompani e cila t’i mbështesë financiarisht dhe veprojë si një qytetar i mirë korporativ dhe po ashtu të tregojë se shqetësohet për komunitetin dhe mirëqenien e punonjësve të saj.

Kjo u vërejt më shumë tek Millennials, të cilët thanë se do të punonin me 34 për qind më pak të pagës nëse do të ishte për një kompani e cila do të mbështeste pikëpamjet e tyre. Kjo është më tepër se dyfishi i shumës së pagës nga e cila do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë Baby Boomers.
“Millenials kërkojnë një punëmarrës që të mos jetë vetëm një dhënës page”, – thotë Richter. “Ata duan të bëjnë një ndryshim pozitiv në botë dhe ta sjellin atë në vendin e punës. Është një zgjatim i asaj se kush janë”.

Studimi gjeti se si punonjësit, edhe kompanitë, përfitojnë nga vlerat e përbashkëta. Tre të katërtat e atyre që punonin në një kompani me vlera të përbashkëta raportuan nivele më të larta të kënaqësisë me punën e tyre, ishin më besnikë dhe kishin më shumë gjasa të qëndronin për një kohë të gjatë në kompani .

“Ndikimi është i prekshëm kur në fund të fundit, vlerat e punonjësit përputhen me vlerat e kompanisë. Kompanitë duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtij aspekti”.

*Kellie Ell
Burimi: CNBC/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top