Në fokus

December 5, 2017 | 9:35

Hakmarrja: a mund të na bëjë të ndihemi më mirë?

Një nga emocionet që pothuajse të gjithë e kanë përjetuar, por që flitet më pak është dëshira për hakmarrje. Kur na lëndojnë të dashurit tanë ose jemi viktima të një poshtërimi të madh, është më lehtë që të mbushemi me urrejtje dhe të duam hakmarrje, sesa të falim.

1

Për shumë njerëz, aplikimi sy më sy është normal. Pas kësaj etje për hakmarrje mendojmë se arrijmë qëllimin tonë dhe do të ndihemi më mirë.

Megjithatë, Konfuci një herë tha se “para se të fillosh hakmarrjen, është më mirë të gërmosh dy varre”.

Gandi, i cili u pajtua me këtë pikëpamje, tha: “Një sy për një sy dhe të gjithë njerëzit do të mbeten të verbër”.

Çfarë është vërtet hakmarrja?

Hakmarrja është një nga instinktet tona më të thella. Dhe instinktet pothuajse gjithmonë kanë një qëllim evolucionar; teoria është se hakmarrja ka një funksion mbrojtës brenda kontekstit shoqëror. Për shembull, imagjinoni të kesh një fqinj që shpesh luan muzikë me zë të lartë deri natën vonë.

Nëse mendoni se ai është një person i mençur nuk do të hakmerreni, ka të ngjarë të kërkoni me mirësi ta ulnë zërin e muzikës. Megjithatë, në qoftë se ju mendoni se është një person i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm, është më e mundshme që ju do të kërkoni rrugë të ndryshme dhe do të merrni hak, por fshehurazi.

Kështu, hakmarrja do t’ju ndihmonte të shmangni një konfrontim të drejtpërdrejtë që mund të përfundojë keq. Prandaj, do të ishte një lloj mekanizmi mbrojtës me të cilin ju mund të ndjeheni të sigurtë, që të drejtat tuaja nuk shkelen dhe, në të njëjtën kohë, ju lejon të shmangni vuajtjen nga dëme të mëtejshme.

Megjithatë, në shumicën e rasteve hakmarrja nuk sjell ndonjë përfitim, ajo shërben vetëm për shkaktimin e dhimbjeve ndaj të tjerëve. Në fakt, nuk mund të harrojmë se hakmarrja nuk është sinonim me drejtësinë, hakmarrja gjithmonë fsheh ndjenjat negative, siç është zemërimi dhe urrejtja. Qëllimi kryesor nuk është të korrigjojë dëmin, por ta shkaktojë atë te të tjerët. Personi hakmarrës dëshiron të shohë ‘rrjedhjen e gjakut’, sepse beson se kjo do ta bëjë atë të ndihet më mirë, beson se dhimbja e të tjerëve do ta lehtësojë atë.

Sipas studimeve rezulton se sapo personat hakmerren janë më të lumtur dhe më të kënaqur.

Megjithatë, psikologët besojnë se njerëzit që nuk kërkojnë hakmarrje, përpien të kuptojnë sjelljen e njëri-tjetrit, minimizojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe në fund të fundit përqendrohen në faljen. Sidoqoftë, ata që kërkojnë hakmarrje fokusohen në zemërim, dhe kjo rrit ndjenjën, duke e lënë personin në një rreth vicioz të shënjuar me emocione negative.

Prandaj, hakmarrja nuk lëndon vetëm personin tjetër, por edhe veten. Të ushqesh etjen për hakmarrje është e barabartë me ushqimin e ndjenjave negative, që mund të përfundojnë duke na bërë shumë më keq se konfrontimi që kemi vuajtur.

Prandaj, në një mënyrë apo tjetër, hakmarrja është gjithmonë një zgjedhje e humbur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top