FB

November 19, 2021 | 8:50

A jeni njerëz të mirë dhe të sjellshëm? Zbulojeni nëpërmjet këtij  testi personaliteti

Gota e verës

Nëse gjëja e parë që u hodh në vështrimin tuaj është gota e verës, ju jeni njerëz të karakterizuar nga pasiguria, në fakt, keni tendencën ta shihni gjithmonë gotën gjysmë bosh dhe kurrë gjysmë të mbushur, ju kapeni pas së kaluarës duke u frikësuar nga ajo që mund t’ju ndodh në të ardhmen.

Ju dëshironi të merrni gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë. Ju ikni nga problemet dhe nuk ju pëlqen të debatoni, pasiguria juaj ju bën të jeni gjithmonë të sjellshëm me të gjithë, por asnjëherë nuk përballeni ballë për ballë me situata, prireni të mos përfshiheni dhe të mos mbani anën e askujt, mendoni se jeni asnjanës, por të tjerët ju shohin si flamuj që shkoni nga fryn era.

Macja

Nëse gjëja e parë që keni arritur të dalloni në imazh është macja, ju jeni njerëz shumë të mirë dhe bujarë që të tjerët nuk ju gjykojnë kurrë dhe bëjnë gjithçka për të ndihmuar në zgjidhjen e çdo lloj fatkeqësie. Ju i doni surprizat sepse nuk prisni asgjë nga fqinji juaj, i ndihmoni të gjithë pa një qëllim të dytë, nuk mbani kurrë mëri dhe gjithmonë i falni të gjitha gabimet. Një nga karakteristikat tuaja më të mira është se i kushtoni vëmendje ndjenjave të të tjerëve. Ju e doni shumë familjen tuaj pa të cilën nuk do të dinit të merrnit asnjë vendim.

 

 

Burimi / https://www.amoreaquattrozampe.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top